Komisioneri Varhelyi vjen të mërkurën në Kosovë për vaksinat


Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme ndërsa vaksinat e para COVID-19, të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian, mbërrijnë në rajon.

Siç është njoftuar nga Komisioni Evropian dhe Austria në 20 Prill, në total 651,000 doza Pfizer/BioNTech do të dorëzohen në rajon brenda javës nga fillimi i muajit maj deri në gusht.

Këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit, për të siguruar që të gjithë punonjësit mjekësorë të vijës së parë dhe disa nga grupet më të prekshme të inokulohen, transmeton Telegrafi.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Varhelyi tha se “Unë jam duke udhëtuar në Ballkanin Perëndimor për të dhënë një mesazh të qartë: Ne interesohemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor dhe më të prekshmit. Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Më të fortë së bashku!”.

Shih edhe:  Sulmohen me armë zjarri një grup i qytetarëve që kishin dalë për të ecur në malet e Zubin Potokut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *