Kompania britanike sjell maskën që ç’aktivizon virusin


Në një kohë kur mbajtja e maskës mbrojtëse është bërë e detyrueshme në të tërë dyqanet në Britaninë e Madhe, një kompani britanike ka prodhuar një lloj maske mbrojtëse që përbëhet nga një proteinë anti virale që c’aktivizon viruset, përfshirë sars cov 2, që shkakton sëmundjen covid 19. 

Lucy Hope, drejtoreshë komunikimesh në virustatic shield, thotë se maska synon të zbrampsë 98 për qind të viruseve. 

“Maska mbrojtëse është e bërë me virapherin, që është një shtresë antivirale, një proteinë natyrale, që ka aftësinë të bllokojë viruset dhe t’i ç’akticizojë ato në sipërfaqe të maskës. Më pas është e sigurt ta prekësh maskën meqenëse ajo është vetë-pastruese dhe viruset janë të ç’aktivizuara, pra jo si maskat e tjera ku viruset qëndrojnë të gjalla në sipërfaqe”. 

Maska, sipas drejtuesve të kompanisë, mund të përdoret nga punonjësit e shëndetësisë për të shkuar në shtëpi dhe për tu kthyer por ajo është e projektuar edhe për përdorim jo klinik. Pra, njerëzit që s’ mund të distancohen fizikisht për arsye të ndryshme, në hapësira publike apo transport publik, mund të qëndrojnë të qetë me të. 

specialistët thonë se shtresa e proteinës e ç’aktivizon virusin dhe e bëjnë atë të pafuqishëm, aq sa s’ ka mundësi më të hyjë dhe të infektojë qelizat e trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Chronische Rhinosinusitis: Klinische Relevanz von Endotypen

Fri Jul 31 , 2020
Ein Review US-amerikanischer Otolaryngologen stellt das aktuelle Wissen bezüglich der Endotypen bei chronischer Rhinosinusitis zusammen. Diese dienen der Klassifikation von Patienten nach pathophysiologischen Mechanismen. Bei der chronischen Rhinosinusitis (CRS) handelt es sich um einen heterogenen pathophysiologischen Mechanismus, der zu einer chronischen sinonasalen Inflammation führt. Die traditionelle Einteilung von Patienten nach […]
Hals-Nasen-Ohren