Komuna e Ferizajt kërkon nga qytetarët respektimin e masave


loading...

Nëntë raste të reja me coronavirus janë regjistruar në komunën e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Komunës, rastet janë 3 në qytet dhe gjashtë në fshatrat Talinoc e Rahovicë.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

“Edhe 9 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj, 6 prej tyre në Talinoc të Jerlive dhe 3 në Rahovicë. Bashkëqytetarë, ju lutemi, mos dilni pa nevojë, respektoni distancën fizike e mbani higjienën personale, vetëm kështu mund ta luftojmë këtë virus. Shërim të shpejt të infektuarve”, ka shkruar Komuna e Ferizajt.

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se 18 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus nga 300 testime që janë kryer.

Në Kosovë numri i të prekurve me COVID-19 është 945. Nga ta 690 janë shëruar kurse janë shënuar 29 viktima.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *