Komuna e Lipjanit hap sheshin dhe vendet tjera publike për qarkullim

loading...

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka shfuqizuar vendimin e para disa ditëve më parë për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në sheshin kryesor të qytetit, si masë kundër COVID-19.

Komuna me anë të një njoftimi bën të ditur se tashmë  lejohet qarkullimi në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, parqe, shtigjet e ecjet, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike.

“Kryetari Imri Ahmeti mori vendim për shfuqizimin e vendimit për ndalim qarkullimi në, sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan, parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike do të jenë të hapura për qytetarët ashtu siç ka qenë para datës 05.08.2020 duke respektuar në vazhdimësi masat parandaluese për mbrojtje nga pandemia COVID -19 të përcaktuara me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, rekomandimet e IKSHP-së dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, kryetari Ahmeti pavarësisht këtij vendimi apelon tek të gjithë qytetarët që të shmangën vendet e frekuentuara me shumë njerëz dhe të respektohen rregullat anti-Covid.

Mw 5 gusht, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kishte marr vendim që për shkak të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me COVID-19 të mbyllet  përkohësisht sheshi  “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 05:00.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *