Komuna e Prishtinës lë shumë projekte për vitin e fundit të qeverisjes

loading...

Fillimi i punës në shumë projekte të premtuara gjatë fushatës parazgjedhore ka bërë që shumë lagje e rrugë të kryeqytetit të përballen me vështirësi të ndryshme.

Që nga fillimi i këtij viti Komuna e Prishtinës ka filluar punime nëpër shumë rrugë të qytetit.

Kjo ka bërë që të shkaktohen tollovi me vetura si dhe pakënaqësi të shumta tek qytetarët e këtyre zonave.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është në vitin e tij të fundit të qeverisjes në kryeqytet dhe si duket shumicën e projekteve i ka ruajtur për fund.

Përveç punimeve në rekonstruktim të një pjese të madhe të udhëve, njëkohësisht po kryhen punime në shtigjet për biçikleta, projektin ‘Prishtina Parking’, gjithashtu KEDS ka plane të investojë rreth 20 milionë euro për futje të rrjetit të kabllove nën tokë.

Gjithë kjo laramani e punimeve i ka bërë udhët e kryeqytetit një ‘katrahurë’, e cila bie në sy edhe më shumë gjatë reshjeve siç ishin ato të këtyre ditëve ku bëri që shumë rrugë të bëhen të pakalueshme si pasojë e zvarritjes së punimeve nëpër to.

 

Punimet ne lagjen ‘Pejton’

Prej muajit janar të këtij viti e deri tash Prishtina ka nënshkruar shumë kontrata për punime në rrugë të ndryshme.

Në muajin prill Prishtina nënshkroi kontratë për ‘Rigjenerim urban të lagjeve të kryeqytetit’ si dhe ‘Ndërtim të udhëve urbane me infrastrukturë përcjellëse’ me një vlerë rreth 400 mijë euro, këto punime pritej që të përfundonin me një afat prej 150 ditësh.

Në muajin prill gjithashtu është dhënë kontrata për ‘Rikonstruktim të udhës Agim Ramadani’ me një vlerë prej rreth 400 mijë euro, dhe pritej të përfundonte për 180 ditë.

Kontratën për këto punime e kishte fituar kompania RSM Company SH.P.K.

udha ‘Agim Ramadani’ vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë deri në keto momente.

 

udha ‘Agim Ramadani’

Në muajin maj është dhënë kontrata për ‘Ndërtimin e udhës paralele me udhën B’, me vlerë vlerë rreth 300 mijë euro, kompania e  cila kreu punime në këtë rrugë është BENI-COM SH.P.K “ALL STONE” , me kohëzgjatje deri 150 ditë.

Në muajin maj gjithashtu u dha kontrata për punime në rigjenerim të udhës ‘Mehmet Kacurri’ (udha Model) me kohëzgjatje deri 240 ditë, me një vlerë prej 270 mijë euro.

Këto janë vetëm disa prej kontratave që janë dhënë në g