Komuna e Skenderajt hap thirrje për mbështetje të bizneseve të vogla

loading...

Skenderajt, ka hapur thirrjen publike për financimin e bizneseve fillestare “Start Up” si dhe për bizneset e vogla.

Sipas njoftimit të komunës, ky program “Start Up” është krijuar për të ndihmuar bizneset e vogla në zgjerim dhe mbështetje të ideve të biznesit, në veçanti për gjininë femërore dhe të rinjtë.

“Ky program “Start Up” dhe bizneset e vogla, është i krijuar në atë formë që të ndihmojë këto biznese në zgjerimin e veprimtarisë së tyre e po ashtu edhe në mbështetjen e ideve konkrete të biznesit.

Komuna e Skenderajt, me anë të kësaj mbështetje synon që të gjeneroj vende të reja të punës për qytetarët e komunës, duke vendosur në theks të veçantë gjininë femërore si dhe të rinjtë,” thuhet tutje në njoftim.

Komuna gjithashtu thekson se me anë të këtij programi synohet edhe zhvillimi i ndërmarrësisë tradicionale, i cili do ndihmojë në zhvillim të ekonomisë në Skënderaj.

Aplikacionin me më shumë detaje e gjeni këtu



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *