Komuna me asfalt të “gjelbër bio” 

loading...


Ambientalistët nga e mbarë bota do ta kishin lakmi zhvillimin interesant në komunën e Klinës. Në asfaltin e shtruar në këtë komunë mund të rriten edhe barishtet e asfalti të duket i gjelbër.

Përbërja kimike i pamundëson çdo bime të rritet në asfalt por kur ai është i cilësisë jo të mirë si në Klinë, natyra edhe mund ta marrë situatën në duart e veta.

Ardhja e Zenun Elezajt në krye të Klinës në vitin 2017 ishte shpresë për shumë qytetarë të Klinës që atëkohë drejtohej nga Sokol Bashota, një kandidat që ishte akuzuar për vepra korruptive.

Zenun Elezaj erdhi në pushtet duke u premtuar qytetarëve një qeverisje ndryshe. Kryetari kishte premtuar se Me kusht që ndaj tij do ngritej aktakuzë, ai do të ofronte dorëheqjen. Madje ai kishte thënë se s’ do ketë ftyrë të dalë para qytetarëve Po qe se i ngritet aktakuzë.

“Ky është obligim ligjor që Po qe se ka aktakuzë do të jap dorëheqje derisa s’ kam fytyrë me nejt para qytetarëve”, kishte premtuar Elezaj.

Dy vite pas premtimit, Elezaj i akuzuar korrupsion s’ ka dhënë dorëheqje dhe vazhdon ta qeverisë komunën në të cilën shumë gjëra, përfshirë ujin, janë luks për qytetarët.

I pari i Klinës erdhi në pushtet me premtimin se të gjitha fshatrat e Klinës do të kenë furnizim me ujë. Ai do mbahet në mend për premtimin e famshëm që brenda dy vitesh të gjitha fshatrat do kenë ujë të pijshëm.

Tri vjet më pas, të dhënat tregojnë se qytetarët e Klinës po vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

60% e fshtatrave të komunës s’ kanë ujë të pijshëm kurse premtimet ishin për zgjidhje vazhdojnë të mbesin premtime elektorale.

Xhafer Gashi nga fshati Zajm tregon se ujin e pijshëm janë të obliguar ta bartin nga fshatrat e tjera, madje të komunave jashtë Klinës

“Ujin e pijes herë e marrim në bjeshkë të Rugovës e herë në Gurakovc. Na kanë premtu disa herë që kanë me na e zgjidhë ketë problem po lagjja lart në Zajm jemi komplet pa ujë”, ka thënë Gashi.  

Xhafer Gashi, banor i fshatit Zajm

Përveç fshatit Zajm, janë edhe plot 30 fshatra të tjera të kësaj komune të cilat s’ kanë ujë të pijshëm, 18 prej të cilëve s’ kanë rrjet të ujësjellësit kurse 12 të tjera ndonëse kanë rrjet ujësjellësi, atë e kanë jashtë funksionit.

Banorët e fshatit Sferkë ndonëse po u nevojitet të durojnë kundërmimin nga kanalizimi po nevojitet të përballën edhe me reduktimet e ujit.

Beqir Gashi, banor i fshatit Sferkë, ka thënë se herët a vonë kanë ujë kurse tre ditë jo.

“Uji s’ është tu funksionu sa nevojitet, herët a vonë kemi tre ditë s’kemi. Fëmijët janë në shkollë s’ kanë ujë, dhe shkaku i saj fshatarët janë detyruar me i çelë bunarët deri në 100 metra”, ka thënë Gashi.

Beqir Gashi, banor i fshatit Sferkë

Përveç ujit, ai deklaroi se ndonëse është përfunduar kanalizimi në këtë fshat tokat e tyre po bëhen të papunueshme pasi kanalizimi po u derdhet në livadhe.

Kanalizimi në fshatin Sferkë

E më të vështirë jetesën në këtë fshat po e ka fermeri Abaz Gashi të cilit po i nevojitet që rreth 400 bagëti t’i kullosë mbi ujërat e zeza të fshatit Sferkë.

“I kam 400 copa dele qetu, i kullosi qesajde, këqyrni çka u ba këta ujë del prej kanalizimit në çdo shakte, mu kanë smu dhentë shumë herë besa kur kanë pi kësi uji më kanë cofë”, rrëfen Gashi.

Abaz Gashi, banor i fshatit Sferkë

Për derdhjen e ujërave të zeza në sipërfaqet e fshatit Sferkë KALLXO.com, kishte raportuar edhe tre vite më parë.

Përkundër këtyre problemeve elementare me të cilat po përballen qytetarët në Klinë, komuna e udhëhequr nga Zenun Elezaj i AAK-së, gjatë këtij viti kishte asfaltuar rrugë në një komunë tjetër, atë të Malishevës.

Asfaltimi i rrugës në fshatin Stapanicë të Malishevës i kishte kushtuar Komunës së Klinës plot 14,675 euro, kurse komuna këtë shpenzim e kishte arsyetuar me faktin se banorët e asaj pjese me dokumente janë banorë të Klinës.

Premtimet e Kryetarit

Shumë premtime kishin dalë nga goja e Zenun Elezajt pak para garës së balotazhit e shumë pak prej tyre janë realizuar deri më tash.

Premtimi kryesor i të parit të Klinës ishte ndërtimi i një stacioni të autobusëve për të cilin qytetarët e Klinës ëndërrojnë tani e 20 vjet.

Për 20 vite me radhë dhjetëra autobusë që hynë e dalin nga Klina detyrohen që të parkohen në skaje të njërës nga rrugët e qytetit.

Njëra shirit i kësaj rruge është gjithmonë i bllokuar meqë në nevojitet të parkohen autobusët kurse qindra qytetarë të cilët udhëtojnë me këtë mjet transporti detyrohen që autobusët t’i presin në rrugët e qytetit.

Stacioni i improvizuar i autobusëve në Klinë

Vështirësitë që kanë pa një stacion të autobusëve i kishin shprehur me anë të KALLXO.com një numër i madh i nxënësve tre vite me parë në KALLXO.com.

Si duket as gjatë këtij mandati qeverisës qytetarët e Klinës s’ pritet të bëhen me stacion të autobusëve.

Një tjetër premtim madhor ishte dhënë nga Kryetari Elezaj gjatë fushatës elektorale ishte ndërtimi i 3 sallave sportive në vit apo 12 salla në total gjatë mandatit katërvjeçar.

Bazuar në këtë premtim të kryetarit, Klina sot do të duhej të kishte të ndërtuara së paku gjashtë salla sportive gjatë 2 viteve të mandatit të tij deri me tani si dhe do të duhej të ishin të shpallura edhe kontratat për tri sallat e tjera.

Në bazë të kontratave të dhëna nga komuna kemi gjetur se deri me janë dhënë dy kontrata për ndërtimin e tre fushave sportive, që i bie se kryetari s’ e ka përmbushur premtimin e tij për tri salla sportive në vit.

Elezaj kishte premtuar edhe se buxhetin e Komunës s’ do ta shpenzonte në blerjen e telefonave të shtrenjtë mirëpo gjatë mandatit të tij janë blerë 16 telefona të mençur që e tejkalojnë shumën e 9 mijë eurove.

Premtimin s’ e mbajti as sa i përket veturave zyrtare. Kryetari Elezaj kishte premtuar se s’ do të blinte veturë të re mirëpo gjatë udhëheqjes me Klinën duket se mendja i kishte ndryshuar.

Me para të Komunës ishin paguar dy makina në vlerë 24,400 euro, kurse në mes të pandemisë Komuna kishte ndarë edhe 50 mijë euro të tjera për blerje të veturave.

Atëkohë kandidati për kryetar ishte zotuar edhe se do ta ulte në zero punësimin e personave me kontrata mbi vepër mirëpo hesapi i doli ndryshe. Për dy vite qeverisje, komuna kishte shpallur konkurse për punësimin e 11 personave me kontrata mbi vepër.

Pa barazi Gjinore në Kabinetin e Kryetarit

Ndonëse kishte premtuar se do të respektonte barazinë gjinore në kabinetin e tij kjo s’ gjë. Njomza Grabanica është e vetmja grua që arriti të marrë menaxhimin e një drejtorie nga Zenun Elezaj kurse nëntë drejtoritë e tjera udhëhiqen nga burrat e Klinës.

Tenderomania në Klinë

Ardhja në pushtet e Zenun Elezajt solli në skenë edhe një formë të re të kontraktimit të punëve në prokurim publik.

Aneks-kontratat apo punët shtesë u përdorën për të rritur përfitimet e kompanive që kanë marrë tenderë në këtë komunë. 

Kjo Komunë vetëm gjatë vitit 2018 ka nënshkruar 57 kontrata për projekte të ndryshme ku në 21 prej tyre ka dhënë edhe punë shtesë.

Këto të dhëna tregojnë se para nisjes së tyre punët s’ janë planifikuar siç nevojitet dhe për përfundimin e plotë të tyre është dashur që të jepen punë shtesë.  

Dhënia e shumë kontratave për punë shtesë s’ i ka ikur as syrit të Auditorit. Auditori i Përgjithshëm vitin e kaluar i ka tërhequr vërejtjen Komunës së Klinës për mënyrën e menaxhimit të projekteve dhe dukurinë e dhënies së punëve shtesë.

Gjatë këtij viti, hulumtuesit tanë kishin marrë në duar një pjesë të madhe të këtyre projekteve dhe kontratave. Gjatë analizimit te tyre kemi gjetur se ka “gabime” të mëdha në tenderë.

Çmime dhjetëfish më të larta për një produkt, punë të kryera pa kontratë, mospërputhje në mes të punëve shtesë me kontratat bazë, si dhe asfaltime në tokë të një komune tjetër.

Këto janë gjetjet të cilat janë shfaqur në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”.

Në këtë emision kishin dalë në pah faktet se janë kryer punë të cilat s’ janë paraparë as në kontratë e as në aneks kontratë, ka dalë në pah çmimi i lartë i kontraktuar i emulusionit i cili në këtë kontratë kushtonte 1.2 euro për metër katror kurse në kontratat e tjera ishte prej 5 deri në 10 cent.

Përfitues i këtij tenderi kishte dalë kompania e vëllezërve të Sylejman Selimit, “Mirusha Company”.

Subvencionet

Në debatin për udhëheqjen me Klinën, Zenun Elezaj kishte deklaruar se do të mbillte 1,000 fidanë dhe premtimi u mbajt pasi komuna bleu 1,000 lajthi të cilat u shprëndanë te bujqit dhe të afërmit e partnerëve të koaliciont LDK – AAK në Klinë.

Në janar të vitit 2020, Komuna kishte lidhur kontratë me kompaninë “Agrium Sh.P.K”, për furnizimin me 1,200 fidanë të lajthisë.

Pasi ishin pranuar këto fidanë ishin paraparë që të dhuroheshin si subvencion për qytetarë.

KALLXO.com kishte hulumtuar se kush ishin përfituesit e këtij subvencione dhe gjatë hulumtimit kishte dalë që përfitues i mbi 200 fidanëve të lajthisë ishte djali i Fadil Gashit, kryetarit të Asamblesë Komunale në Klinë.

Në një bisedë me hulumtuesit tanë drejtori i Bujqesisë në Klinë, Naser Morina kishte thënë se një nga përfituesit e këtij subvencioni është Fadil Gashi i cili kishte aplikuar në emër të djalit të tij.

Përveç subvencionit me të cilin është shpërblyer një zyrtar i lartë në Klinë, Komuna ka shpërblyer me tender edhe kompaninë të cilën e menaxhon një zyrtar i lartë i AAK-së.

Në fillim të vitit 2019 komuna e Klinës e kishte shpërblyer me kontratë kompaninë e djalit të ish kandidatit të AAK-së, për deputet Brahim Mehmetaj.

Kompania “Syri Group” kishte përfituar tender në vlerë 46 mijë euro për sigurimin fizik të disa objekteve në këtë Komunë.

Menaxher i kësaj firme figuron të jetë anëtari dhe asamblisti i AAK-së në Klinë, Valmir Bacaj.

Ky s’ është i vetmi tender në të cilin kanë përfituar persona që kanë lidhje me partitë në pushtet.

Tender nga Komuna e Klinës ka përfituar edhe kompania e ish kandidatit për asamble komunale nga radhët e AAK-së, Bedri Elezaj.

Në fund të vitit 2018, kompania “Elezaj Sh.P.K”, me pronar ish-kandidatin e AAK-së për Asamble komunale, kishte marrë tenderin për ndërtimin e kanalizimit në lagjen Rastoka të Klinës.

Ajo çka është e çuditshme është se projekti u përfundua mirëpo problemet e banorëve s’ u zgjidhen pasi u ndërtua një kanalizim jo funksional.

Përfaqësuesi i kësaj lagje, Kadri Avdyli ka thënë për KALLXO.com, se në këtë kanalizim s’ po kanë mundësi që të lidhen asnjë nga familjaret e tij pasi thellësia e rrjetit të kanalit është 30 deri në 40 centimetra.

Kanalizimi në lagjen “Rastoka

“Në dhjetor të vitit 2018 janë përfundu punët dhe kemi mbet me pasoja ku nëntë familje s’ mund të kyçemi në kanalizim”, ka thënë Avdyli.

Hulumtuesit tanë kanë kërkuar përgjigje nga komuna e Klinës mirëpo të njëjtit janë deklaruar se s’ mund të japin informacione pasi rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë.

Prishja e rrugëve të reja

Jo rrallë në Komunën e Klinës ka ndodhur që të prishen rrugët e reja të cilat ishin ndërtuar gjatë udhëheqjes së Zenun Elezajt.

rruga në Qabiq u desh të shtrohet dy herë pasi në mes të asfaltit i cili ishte shtruar gjatë 2018 kishte dalë bari

Në lidhje me këtë projekt kishte reaguar edhe Komuna e Klinës e cila kishte pranuar se punimet s’ ishin kryer në përputhje me kontratën nga kompania.

Mirëpo punime të ngjashme në Komunën e Klinës ishin edhe në fshatrat Siqevë dhe Drenovc.

Në fshatin Siqevë, te lagja Desku, kishte dalë bari sikurse në fshatin Qabiq.

Asfalti në fshatin Siqevë

Javë më parë KALLXO.com, raportoje se në fshatin Denovc ende pa u bërë dy vite asfalti i ri u prish.

Asfalti në fshatin Denovc

As ky projekt s’ u komentua nga drejtoria e urbanizmit me arsyen se është duke u hetuar në Prokurori.

Pluhuri nga gurthyesit.

Qytetarët e Klinës kanë shfaqur shqetësim e tyre nga ndotja e ajrit dhe shkalla e lartë e pluhurit e cila vjen kryesisht nga prezenca e gurthyeseve.

Ndonëse e rrethuar nga gurëthyesit, Klina në fillim të këtij viti kishte dhënë pëlqimin për shfrytëzimin e mengeleve dhe sipas qytetarëve ndërtimin e fabrikës së çimentos.

Kundër këtij pëlqimi të Komunës së Klinës kishin dalë mijëra qytetarë të cilët kishin organizuar një peticion.

Sipas tyre, më i rëndësishëm është ajri i pastër se sa ndërtimi i fabrikave.

Plot 4,600 qytetarë të Klinës gjatë vitit 2020 kishin nënshkruar një peticion që ka për qëllim të ndalojë ndërtimin e fabrikës së çimentos në zonën e fshatrave Gremnik, Qupevë, Dollc dhe Dresnik.

Përfaqësuesi i këtij peticioni, Josip Dedaj, kishte thënë për KALLXO.com se ndërtimi i kësaj fabrike është një katastrofë për gjithë Rrafshin e Dukagjinit.

Josip Dedaj, qytetar i Klinës

“Zona kadastrale Gremnik, Dollc dhe Dresnik ka një dëmtim pasi ka burime natyrore të ujit që gjitha shkatërrohen, në këtë pjesë e kemi edhe një faunë të egërsirave që një kohë ka kushtuar bukur shtrenjtë diku 180 mijë euro nga ministria e bujqësisë. Ndërtimi i fabrikës së qereçit edhe e cementit dhe ka me kanë një katastrofë jo vetëm për Klinë po për gjithë rrafshin e dukagjinit”, tha thënë Rudaj.

Shëndetësia

Komuna e Klinës ka një qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare, tre qendra të mjekësisë familjare dhe dhjetë ambulanca nëpër fshatra.

Mirëpo këto s’ janë të gjitha funksionale në kohën kur qytetarëve u janë dashur më së shumti, në kohën e pandemisë.

Drejtori i QKMF-së, në Klinë Anton Shllaku ka thënë për KALLXO.com, se disa ambulanca janë mbyllur pasi janë në renovime e disa të tjera për shkak të kontrollimit sa më të mirë të pandemisë.

“Ambulancat nëpër fshatra s’ janë të gjitha funksionale meqë i kemi orientu më shumë nga Klina dhe disa prej tyre janë në renovime në më mënyrë që më pas më mirë nën kontrolle situatën e pandemisë”, ka thënë Shllaku.

Shëndetësia në Klinë përballet edhe me vështirësi të tjera. Janë bëre tri vjet që po vazhdon të jetë i mbyllur materniteti në këtë Komunë.

Qendra Kryesore Familjare në Klinë s’ po u ofron mundësi grave të Klinës që të lindin në qytetin e tyre.  Ato po detyrohen që lindjet t’i bëjnë në Spitalin e Pejës ose atë të Gjakovës.

Ndonëse materniteti s’ është funksional në këtë Komunë, s’ është i mjaftueshëm as numri i gjinekologëve.

Komuna e cila ka rreth 40 mijë banorë ka të punësuar vetëm një gjinekolog i cili duhët të udhëtojë nga Peja për t’i ofruar shërbimet e tij në Klinë.

Drejtori i QKMF-së në Klinë, Anton Shllaku, ka thënë për KALLXO.com se për të pasur funskional maternitetin nevojitet të pajisen me leje dhe t’i plotësojnë disa kushte.

“Vetëm gjinekologu punon s’ kemi maternitet, ka tre vite që s’ funksionon pasi s’ kemi leje nga Ministria pasi edhe kur ka punu ka punu pa leje, për me pas maternitet nevojitet me pas dhomë dhe sallë të operacionit”, ka thënë Shllaku.

Në këtë komunë gjithashtu i vogël është edhe numër i stomatologëve pasi janë gjithsej dy stomatologë të cilët i ofrojnë shërbimet e tyre për rreth 40 mijë banorë të Klinës. 

Aktualisht njëra nga ta është në pushim të lehonisë, dhe Klina është duke funksionuar vetëm më një stomatolog.

Urbanizmi

Klina po vazhdon të përballët edhe me problemet e Urbanizmit.

Një projekt madhor i cili ishte përmendur nga Kryetari gjatë debateve zgjedhore se do të ndërtonte një parking mbrapa shkollës fillore “Ismet Rraci” ka dështuar që të finalizohet.

Arsyet e dështimit sipas drejtorit të Urbanizmit Lorenc Marleku janë disa reagimet e qytetarëve për ndërtimin e parkingut në këtë pjesë të qytetit.

Ka pasë njëfarë lloj proteste nga disa individë dhe kryetari e ka lënë edhe pse është pronë e Komunës”, ka thënë Marleku.

Madje vet ai e pranoi se Klina po vuan për hapësira të parkingut.

‘Më së shumti jemi tu vuajt për parkingje, këtu ka parkinge shumë pak thuaja se hiç, kjo është si pasojë e planifikimeve të mëhershme të ndërtimeve”, ka thënë Marleku.

Mirëpo një gjë siç duket është zgjedhur në Klinë, ajo është çështje e kolonave të gjata.

Më parë në Klinë formoheshin kolona të gjatë të makinave mirëpo ndërtimi i dy rrethrrotullimeve si duket e ka zgjedhur problemin e qytetarëve të kësaj komune.

Madje ndërtimin e këtyre dy rrethrrotullimeve e kanë konsideruar si punë të mirë të kryetarit edhe opozita në Klinë.

Arsimi

Ndonëse në përballjet zgjedhore ishte premtuar se të gjitha shkollat në Klinë do të kenë sistemin para fillor një gjë e tillë s’ u realizua. Tri shkolla në Komunën e Klinës po vazhdojnë që mos të ofrojnë sistemin parashkollor.

Shkollat që s’ e kanë sistemin parashkollor shkollat në Leskoc, Kpuz dhe Gjurgjevik i Madh.  

Ajo çka është më problematike në sistemin arsimor të kësaj komune është siguria në shkolla.

Komuna e Klinës ka gjithsej 29 shkolla, 19 prej të cilave s’ kanë dalje emergjente.

Me kusht që në këto shkolla mund të paraqitet ndonjë fatkeqësi, ato mund të jenë fatale për shumë nxënës pasi mungon një dalje emergjente prej nga mund t’i shmangen fatkeqësive.

Problem tjetër është mungesa e ujit në shkolla. Janë gjithsej pesë shkolla në këtë komunë në të cilat s’ ka ujë të pijes dhe rrjedhimisht nxënësit detyrohen që ujin ta marrin me vete nëpër shkolla.

Përpos që kanë probleme me ujin e pijshëm, nxënësit e shkollës “Isa Boletini” kanë probleme edhe me banjot e shkollës pasi gjendja e tyre është e mjerueshme.

alarmues në Klinë është numri i madh i nxënësve në shkollën fillore të qytetit “Ismet Rraci”. Numri mesatar i nxënësve në një klasë të kësaj shkolle është 33.25 nxënës. Numri i madh i nxënësve mund ta bëjë më pak efektiv mësimin në shkollë.

Siguria në Klinë

Komuna e Klinës është ndër të pakat komuna që trajton çështjet sizmike në territorin e saj.

Kjo komunë me rastin e tretmanit të lejes së ndërtimit kërkon edhe elaboratin gjeomekanik i cili dokument i paraprin lejes së ndërtimit.

Po ashtu kjo komunë gjatë vitit 2020 ka arritur që ta miratojë edhe planin e reagimit emergjent, plan ky i cili ka për qëllim formimin e një strukture të koordinuar policore dhe të FSK që të jenë të gatshme të reagojnë sa më shpejt dhe të jenë sa me efikase në raste të reagimeve emergjente në regjionin e komunës së Klinës.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura s’ përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

 



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *