Komuna me kinema 3D ku banorët e kanë luks ujin e pijshëm

loading...


Me një qasje të mirë Vitia ka arritur të shndërrohet në njërën nga komunat që merr projekte të shumta nga donatorët ndërkombëtarë.

Nga projekte të tilla komuna ka financuar edhe kinema 3D ndërsa qytetarët e disa prej fshatrave vazhdojnë të vuajnë mungesën e elementit kryesorë të jetësUjit”.

Jeta në qytetin e vogël të Vitisë s’ është e lehtë gjatë verës ku udhët e qytetit mbushen me makina e disa lagje dritat fiken për shkak të defekteve në ndriçim.

pranë 10 % e lokaliteteve të komunës s’ kanë ujë të pijes ndërsa vetëm 5.7% e komunës ka plan të rregullimit urban ndërsa kamionët e vjetër të mbeturinave s’ arrijnë të zbrazin mbeturinat sidomos nga deponitë ilegale në komunë.

FOTO: Grumbullimi i mbeturinave/KALLXO.com

Komuna arrin standardin që vetëm 10% e fëmijëve të shkojnë në çerdhe të tjerët duhet të bëjnë qaren në shtëpi tek gjyshet apo në çerdhe private.

Për disa vite me radhë komuna e Vitisë ishte qeverisur nga PDK në zgjedhjet e 2013-tës pushteti i PDK-së u mund nga kandidatura e Sokol Halitit. Kryetari lëvdohej se kishte arritur të siguronte mbi 20 donator ndërkombëtarë dhe në 2017-tën fitoj zgjedhjet si pak kryetarë të tjerë pa e dërguar komunën në balotazh.

Në mandatin e tij të dytë Sokol Haliti akoma s’ ka arritur që ti zgjidhë problemet e mëdha të komunës së tij siç janë: mungesa e ujit, kanalizimit, deponitë e bërllokut, udhët e paasfaltuara, e madje as rregullimin e stadiumit në Pozheran për të cilin kishte thënë që përfundon në vitin 2018.

Në mesin e premtimeve të mëdha elektorale ishte ndërtimi i shkollës fillore Halil Alidema në Pozheran. Objekti i lëndë në gjysmë është investim i Ministrisë së Arsimit ndërsa shkolla e vjetër pati probleme pas tërmetit në Shqipëri.

FOTO: Shkolla Fillore ‘Halil Alidema’ Pozheran

Me vendim të komunës shkolla u mbyll për shkak të të qarave nga tërmeti ndërsa s’ mund të llogariten dëmet që mund të ishin shkaktuar po qesë tërmeti do ishte më i madh dhe do të ndodhte në kohën kur nxënësit ishin në mësim.

KALLXO.com ka raportuar për gjendjen e objektit pas tërmetit. Shkolla e re është duke u ndërtuar por kryetari i Vitisë, Sokol Haliti kishte premtuar ndërtimin e kësaj shkolle si në vitin 2017.

Premtimin ai e kishte bërë publik në një debat në emisionin ‘Jeta në Komunë’.

“Shkolla e re tash ka hy në buxhet, që shkolla e re na duhet aty. Ndërtimi i shkollës së re do të fillojë shumë shpejt… Do të bëhet edhe revitalizimi i kësaj shkollës së vjetër në mënyrë që deri më 2017-ën (të kryhet shkolla e re)”, thoshte thënë Haliti në emisionin Jeta në Komunë.

Në zgjedhjet e 2017-tës ëndrra për Vitinë ishte pasqyruar edhe për fëmijët parashkollorë.

Në debat Sokol Haliti kishte premtuar dy çerdhe, një në Viti dhe një në Pozheran por sot  Komuna e Vitisë vazhdon të funksionojë vetëm me një çerdhe publike.

“Komuna ka vetëm një çerdhe publike të fëmijëve me 70 fëmijë që në përqindje i bie 10% e fëmijëve janë të përfshirë në çerdhe”, thuhet në përgjigjet e Komunës.

Po ashtu në Komunën e Vitisë shumica e shkollave s’ kanë dalje emergjente.

Nga 44 shkolla, vetëm 13 prej tyre sipas të dhënave të Komunës së Vitisë kanë dalje emergjente.

Përveç premtimit për çerdhe, i pari i Vitisë, Sokol Haliti kishte premtuar edhe përfundimin e stadiumit të Pozheran, për të cilin kishte thënë që do të përfundoj në pjesën e parë të vitit 2018.

Kanë kaluar gati dy vite, KALLXO.com ka qenë për ta vizituar stadiumin, mirëpo në këtë stadium s’ ka asgjë të rregulluar përpos zhveshtoreve. ndërsa fusha e gjelbër është e zezë nga balta.

FOTO: Stadiumi, Pozheran/ KALLXO.com

 

Haliti në emisionin Jeta në Kosovë kishte premtuar 5 palestra sportive, mirëpo sipas përgjigjeve të Komunës, deri më tani për 3 vite sa ka qeverisur, ka arritur që ta realizoj vetëm 1 palestër.

“Do t’i bëjmë 5 palestra sportive. Neve na duhet një në regjionin e Sllatinës së Epërme në mënyrë që me kompletu konlometarin e organizimeve sportive

“Palestra qendrore ka filluar dhe besoj që vitin e ardhshëm do ta kemi të gatshme”, ka thënë Haliti.

Në anën tjetër përveç që s’ janë bërë 5 palestra sportive, nga përgjigjet e komunës është konfirmuar që është vetëm një edhe ajo akoma s’ ka përfunduar.

Të dhënat nga terreni tregojnë se Qendra Sportive ne Fshatin Drobesh ka një kohë relativisht të gjatë që ka filluar dhe akoma s’ është as pranë përfundimit.

FOTO: Qendra Sportive- Drobesh/KALLXO.com

Në përgjigje komuna s’ ka dhënë datë të saktë kur përfundohet kjo qendër.

“Palestra sportive është në ndërtim e sipër (vetëm një) sipas planit dinamik ajo pritet të përfundoj ka fundi i nëntorit të këtij viti (2020). Është ndërtuar një sallë e sporteve në kuadër të Shkollës se Mesme Profesionale dhe një tjetër është në ndërtim e sipër në fshatin Pozheran së bashku me shkollën e Fillore”, përgjigjet e komunës.

Shëndetësia në Viti: Ambulanta të djegura e të dëmtuara

Rastet e para me coronavirus në vend janë shënuar në Komunën e Vitisë, përkatësisht në fshatin Stubëll, duke sjellur karantinimin e tërë qytetit.

Kuvendi Komunal i Vitisë kishte ndarë 100 mijë euro si masë kundër COVID-19 por përkundër kësaj, Qendra e Mjekësisë Familjare ishte ankuar për mungesën e pasijeve elememtare.

Vitia gjithashtu kishte shpenzuar mbi 83 mijë euro për blerjen e pakove ushqimore dhe higjienike si shkak i pandemisë së coronavirusit.

Me 38 fshatra e vetëm 11 ambulanta, qytetarët e Vitisë detyrohen që për shumë shërbime bazike të shkojnë në qytet për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas Komunës, fshatrat që kanë ambulance janë: Pozherani, Smira, Sllatina e Epërme, Sadovina e Jerlive, Terpeza, Letnica, Stublla e Epërme, Begunca, Skifteraj, Zhiti si dhe Remniku.

KALLXO.com ka vizituar ambulanten në fshatin Remnik, objekti është dëmtuar akoma pa filluar punën, banorët e këtij fshati detyrohen që të gjitha shërbimet e tyre ti kryejnë në Viti.

Osman Mustafa, banor i fshatit Remnik, për KALLXO.com ka rrëfyer problemet me të cilat ballafaqohen bashkëfshataret e tij.

“Ambulanta mesa kam informacione, s’ është funksionalizuar që 1 vit e gjysmë, e kemi pasur një ambulantë tek xhamia, në katin përdhese. Ky objekt është renovuar mirëpo akoma s’ është funksionalizuar. Shërbimet spitalore detyrohemi ti kryejmë në Viti”, ka thënë ai.

FOTO: Ambulanta në fshatin Remnik/ KALLXO.com

E në fshatin Gushicë, sipas banorëve është bërë një vit që kur ambulanta është djegur, ndërsa autoritet komunale s’ kanë marrë asnjë veprim për ti ofruar zgjidhje këtyre banorëve.

Muhabi Zejnullahi, përfaqësues i fshatit Gushicë ka treguar për KALLXO.com problemet që ia shkakton mungesa e ambulantes.

“Ambulanta s’ është funksionale, me gjithë se është djegur, ne kemi kërkuar tek komuna ata s’ na kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Unë si administratorë kam bërë kërkesë për rregullimin, e kësaj ambulante mirëpo nga komuna na kanë thënë që s’ kanë fonde për rregullim”, ka thënë ai.

Foto: Ambulanta e djegur në fshatin Goshicë/KALLXO.com

Edhe Vitia është në mesin e komunave në Kosovë që kanë mungesë të mjekëve.

Ambulancat e mjekësisë familjare në fshatrat funksionoje me mjek vetëm një apo dy ditë në javë, për shkak të mungesës së mjekëve.

Në një përgjigje për KALLXO.com, drejtori i Shëndetësisë, Bastri Aliu ka thënë që pensionimi i mjekut e ka lënë repartin e gjinekologjisë vetëm në duar të mamive.

“Ekziston reparti i gjinekologjisë në QKMF-Viti, i cili është në funksionon ku dhe deri në fund të vitit të kaluar ka punuar edhe gjinekologu, i cili është pensionuar dhe që nga viti i kaluar reparti i gjinekologjisë ka funksionuar me mamitë e gjinekologjisë”, ka thënë ai.

Ndonëse komuna me rastin e parë me COVID-19 në Kosovë, në tualetin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, s’ ka pasur as palloma e as sapunë.

FOTO: Mungesa e mjeteve hixhienike/ KALLXO.com

 

Aliu ka thënë se janë duke pritur specializimin e një mjekeje nga kjo komunë për ta zëvendësuar mjekun e pensionuar.

“Jemi në pritje të një mjekeje e cila tashmë është në specializim (nga komuna jonë) e cila do ta përfundon specializimin në muajin shtator 2020, dhe do të fillojë punën si gjinekologe”, ka thënë Aliu.

Sipas komunës, koha e reagimit të ambulancës varësisht nga fshatrat 7 deri 15 minuta.

Po ashtu Komuna e Vitisë ka 2 laboratorë, një në QKMF-Viti dhe një në QMF-në Pozheran.

Komuna e Vitisë në kuadër të QKMF-së posedon repartin e radiologjisë (rëntgenin) dhe atë të digjitalizuar, ka vetëm teknik por jo edhe mjek të radiologjisë.

“Sipas Udhëzimit Administrativ 8/17 mbi organizimin e kujdesit parësor neni 14 – Pika 1.9 parasheh vetëm teknik të radiologjisë( infermier/e) ndërsa mjeku i radiologjisë s’ parashihet, gjithmonë sipas këtij udhëzimi”, ka thënë Aliu.

KALLXO.com ka raportuar për punësime familjare në Komunë e Vitisë.

Vajza e asamblistit të LDK-së në Asamblenë e Vitisë, Ramadan Deliut, Adisa Deliu ishte përzgjedhur infermiere në QKMF dhe reja e vëllait të drejtorit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale  Basri Aliut, Besarta Sylja, janë dy nga katër kandidatet e përzgjedhura për infermiere në QKMF-në e qytezës.

Ujësjellës po, por ujë jo

“A jemi edhe na Kosovë a jo, a paguajmë edhe ne taksa në këtë shtet” është pyetje të cilën Vehbi Xhymshiti, nga fshati Lubishtë e ka për kryetarin Sokol Haliti.

Xhymshiti është e zhgënjyer nga qeverisjet në Viti, të cilat sipas tij vazhdimisht kanë premtuar rregullimin e ujësjellësit të fshatit.

“Problemi më i madh i fshatit tonë është ai me ujësjellës, që nga viti 1982-83 s’ është investuar, ujë ka boll por humb për shkak që s’ është investuar në gypa. Për ujësjellës ka pasur gjithnjë premtime prej të gjithëve kryetarëve që kanë ardhur por askush s’ e ka rregulluar”, ka thënë për KALLXO.com.

FOTO: Vehbi Xhymshiti, banor i fshatit Lubishtë /KALLXO.com

Ashtu si Lubishta, edhe fshati Remnik ka të shtruar rrjetin e ujësjellësit por që s’ është funksionalizuar.

Osman Mustafa, banor i fshatit Remnik, thotë që ka 7 vite që janë duke pritur që të funksionalizohet sistemi i ujit.

“Problemi më i madh i joni si banorë është mos kyçja e Remnik-ut në ujësjellës, rrjeti ujësjellësit është vendosur para 7 viteve, por akoma s’ është i funksionalizuar”, ka thënë ai.

Ujësjellësi është problem edhe në fshatin Stubëll e Epërme , aty sistemi i ujësjellësit edhe pse ka filluar akoma s’ ka përfunduar. Fshatrat e tjerë për rreth tije si Fshati Goden dhe Stubell e Ulte s’ janë përfshirë aspak në rrjetin e ujësjellësit edhe pse janë në kufi me fshatin Stubell. Me ujë të pijshëm ka problem edhe fshati Buzovik ku s’ ka sistem të ujësjellësit.

Në anën tjetër sipas Komunës së Vitisë nga 38 fshatra të kësaj komune të Anamoravës, 30 fshatra kanë ujësjellës, 5 fshatra kanë rrjetin e ujësjellësit por akoma s’ i kanë bërë kyçje individuale.

Probleme të tjera janë problemet me kanalizim në fshatrat Goden, Stubell e Ulët të cilat s’ janë përfshirë aspak në rrjetin e kanalizimit.

Sipas Komunës, 95% e territorit ka shtrirje të rrjeti të kanalizimit. Tetë fshatra kanë gropa septike me të cilat aplikohen masa për trajtimin e ujërave fekale.

Kanalizimet derdhën në lumin “Morava e Binçes“.

 

Vitia me vit të ambientit, por pa zgjidhje për bërllokun

Vitin që e lamë pas, i pari i Vitisë e kishte shpallur vit të mbrojtjes së ambientit. Madje sipas përgjigjeve të Komunës së Vitisë janë larguar 65 deponi ilegale.

Mirëpo pavarësisht zotimit të Komunës së Vitisë për ambient të pastër, KALLXO.com ka vizituar 3 deponi në fshatrat Lubishtë, Remnik, dhe Gushicë.

Deponia në fshatin Lubishtë përfshinë një hapësirë shumë të madhe të tokës së këtij fshati.

Banorët në kushte anonimiteti kanë treguar që shumica e bërllokut në këtë deponi vie nga fshatrat e tjera.

Ata kanë thënë se ndihen të rrezikuar se mund të marrin ndonjë sëmundje për shkak të kafshëve të ngordhura që i hedhin në këtë deponi.

FOTO: Deponia në fshatin Lubishtë

Në afërsi në shkollës së fshatit Gushicë, ndodhet një deponi e madhe në të cilën kryesisht ka materiale ndërtimore.

Muhabi Kurteshi, banorë i fshatit Goshicë ka treguar për KALLXO.com problemet që ja sjellë kjo deponi, duke kërkuar nga bashkëfshataret që të vetëdijesohen e të mos i hedhin mbeturinat.

“Problemi kryesor i fshatit tonë janë mbeturinat. Kjo deponi s’ është as 5 metra larg oborrit të shkollës, të gjithë fshati i grumbullojnë këtu mbeturinat, ne duhet të edukohemi vet”, ka thënë ai.

Foto: Deponia në fshatin Goshicë/ KALLXO.com

 

E në fshatin Remnik pavarësisht që sipas Komunës së Vitisë është bërë largimi i deponisë në vitin 2019.

Në udhën e cila të dërgon ne Fshatin Letnice, konkretisht skaj lumit mund të shihen deponi të bërllokut te cilat edhe pse largohen nga Komuna.

FOTO: Deponia në fshatin Remnik/ KALLXO.com

Në udhën Viti-Pozhoran konkretisht ne vendin e njohur “Te Ura”, shpesh mund të shihet një ‘mini’ deponi e berllogut.

Sipas zyrtarëve komunal Vitia është komunë e rrezikuar edhe nga vërshimet por edhe nga tërmetet.

Komuna e Vitisë ka rrezik nga vërshimet , me anë të saj kalon lumi Morava, në të cilën derdhën mbi 16 përroska nga të gjitha anët e komunës së Vitisë. Komuna e Vitisë është e rrezikuar edhe nga tërmetet pasi që gjendet brenda zonës sizmike, me rrezikshmëri të lartë

Plani Zhvillimor Komunal është për 100% të territorit dhe Plani Rregullues Urban ka gjithë qyteti, Plani Rregullues ka 5.7% të Komunës së Vitisë, ndërsa Harta Zonale Komunale akoma s’ kanë.

Infrastruktura

Komuna e Vitisë vazhdon të ketë probleme me uzurpator, lista e të cilëve përfshinë 190, sipas të dhënave të Komunës.

Po ashtu, që nga viti 2017 pa leje në komunën e Vitisë, sipas inspektoratit të ndërtimit janë 129.

Nga kabineti i kryetarit Haliti për KALLXO.com kanë thënë se kanë hapur procedura gjyqësorë.

“Janë 129 raste për të cilat edhe kemi hapur procedurë gjyqësore vlen të theksohet se shumica janë mbindërtime.  Inspektorati i Komunës gjatë kësaj kohe ka rrënuar 18 ndërtime pa leje”, thuhet në përgjigjet e Komunës.

ndërsa që nga viti 2017 deri më tani, 42 vendime janë për ndërrim të desitinacionit.

Drejtoria e Inspekcionit në Viti i ka nëntë ( 9 ) Inspektorë.

Drejtori i Mjedisit që nga viti 2017 deri në vitin 2020 ka shqiptuar 20 gjoba mandatore, ai i Komunikacionit 8 gjoba kundërvajtëse, inspektori i ndërtimit ka ngritur 29 kallzime penale si dhe ka shqiptuar 86 gjoba kundërvajtëse, inspektori i pronës ka ngritur 58 kallëzime penale, ndërsa inspektorët e veterinsë, sanitarisë dhe tregtisë kanë shqiptuar 18 gjoba kundërvajtëse dhe 7 mandatore nga ai i tregtisë.

Sipas Komunës inspektorët janë përkujdesur që në Viti të bëhen ndërtime cilësore dhe jo pa leje.

Mirëpo në projektin për udhën Stubëll e Poshtme- Skifteraj, akoma pa kaluar 7 muaj, udha të cilën e kishte përuruar kryetari Sokol Haliti ka filluar të prishet.

Foto: udha Sifteraj-Stubëll/ KALLXO.com

KALLXO.com ka vizituar këtë rrugë dhe nga fotografitë mund të shihni se udha e re, ka filluar të arnohet nga autoritet komunale, akoma pa i mbushur 1 vit.

Qytetarët kanë raportuar në KALLXO.com edhe për kolonat e gjata të cilat shkaktohen në udhën ‘Tirana’ në Komunë e Vitisë.

FOTO: Kolonat në udhën ‘Tirana’ /KALLXO.com

Tenderët

Përgjatë dy viteve qeverisjeje, Komuna e Vitisë në krye me Sokol Halitin ka hapur tenderë të ndryshëm për nevoja të komunës.

Kryesisht shumica nga to kanë pasur të bëjnë me urbanizëm e shërbime publike.

Në vitin 2018 kjo komunë kishte shpallur tenderin për Renovimin dhe ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse përgjatë Lumit Morava e Binçës.

Ky projekt i kishte kushtuar asaj mbi 1 milionë euro, ndërsa kompania e cila kishte fituar tenderin ishte “PRO&CO Group&Haxha COM”.

Mbi 300 mijë euro e gjysmë pritet t’i kushtojë asfaltimi i udhës në fshatin Smirë, Kolishtë dhe Tërpezë, Komunës së Vitisë.

Kontrata e shpallur me 20 korrik të këtij viti e fituar nga “ Arlindi SH.P.K” Ferizaj do t ‘kryej punimet të cilat do të planifikohen të kryhen pas dy viteve.

Në vitin 2019 kjo komunë kishte ndarë 43 mijë euro për Rregullimin e hapësirave gjelbëruese publike, tender ky i fituar nga “N.N.P ATC COM&ARBOR GROUP”, nga Ferizaj.

KALLXO.com po ashtu ka raportuar edhe për ndarjen e mbi 83 mijë euro, si ndihma për pako ushqimore për familjet në nevojë.

Kontrata për këtë shërbim është nënshkruar më 24 prill të këtij viti, dhe fitues është kompania ‘Brahim Zeqiri B.I’ me seli në Prishtinë.

Procedura për këtë tender ka qenë e negociuar që do të thotë s’ ka pasur nevojë për njoftim për kontratë.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, këto pako ushqimore janë konsideruar si të ‘domosdoshme për nevojat e familjeve në nevojë për shkak të kushteve emergjente të krijuar nga pandemia COVID-19.

Procedura e inicimit të kësaj blerje është bërë më 21 prill të këtij viti, ndërsa për si kriter ka qenë çmimi më i ulët.

Komuna ka bërë të ditur se këtë kontratë do ta paguajë nga të hyrat e saj vetanake.

Komuna përveç pakove ushqimore që janë 1500 sosh, ka kërkuar edhe 35 pako të dorëzave higjienike dhe 3000 maska mbrojtëse, e në total vlera e këtyre është 83 mijë e 535 euro.

Premtimi për gratë drejtoresha

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte premtuar se 4 nga 10 drejtoritë e kësaj komune do të udhëhiqeshin nga gratë.

“Unë besoj që deri në 40 për qind”, kishte theksuar Haliti në “Debat Përnime”.

Ditë më parë kryetari Haliti ka emëruar një drejtoreshë të re në krye të drejtorisë së drejtorisë për Shëndetësi dhe Punë Sociale.

Emërimi i Hanife Jonuzit në krye të kësaj drejtorie, vjen herët a vonë pas lidhjes së koalicionit më AAK-në në këtë komunë.

Arritja e koalicionit me AAK-në ka bërë që të forcojnë edhe më shumë pozitën e tyre në asamblenë komunale.

Asamblistë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë 10, po ashtu ka edhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë 3 asambleist.

6 ulëse ka Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 4 ulëse ka Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 2 amsambleistë janë të pavarur, dhe Aleanca Kosova e Re(AKR) ka 1 ulëse.

Emërimi i Hanife Jonuzit e rrit në 3 numrin e drejtorive që u janë besuar grave në Komunën e Vitisë nga 10 drejtori sa ka kjo komunë.

Përveç Januzit, Arlinda Sadiku, është drejtoreshë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Majlinda Ostrogllavës, drejtoreshë e Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë.

Edhe drejtoria e Arsimit ishte udhëhequr nga një grua, Fatbardha Eminit e cila ka kaluar në postin e zëvendësministres në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në vend të Eminit, drejtor i Arsimit është emëruar Basri Aliu i cili ka qenë edhe  ushtrues detyre i drejtorisë se Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë deri në zgjedhjen e Hanife Jonuzit.

KALLXO.com ka raportuar se edhe me emërimin e 3 drejtoreshave, Haliti s’ kishte arritur ta përmbushë premtimin e tij, ndonëse janë bërë më shumë se dy vite që fillimi i mandatit.

Në mandatin e kaluar në Komunën e Vitisë vetëm Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi janë udhëhequr prej grave nga 10 drejtori sa ishin gjithsej.

Ligji për Barazi Gjinore të Kosovës i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2015 obligon që të ketë përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha institucionet përfshirë edhe ato vendimmarrëse.

“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse” thuhet në nenin 6 pika 8 e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës.

Qytetarët e komunës së Vitisë për të dytin mandat radhazi ia kanë besuar Sokol Halitit nga LDK.Ai në zgjedhjet e tetorit 2017 ka arritur të fitoj pa balotazh me 10 mijë e 764 ose 52,22 për qind të votave, duke lënë prapa Salih Salihun nga VV, Besim Halimin nga PDK dhe Faruk Nurën nga AAK.

Bujqësia

Bujqësia vazhdon të jetë një ndër fushat më interes për qytetarët vitias.

Sipas zyrtarëve komunal, Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e ndryshëm si IKC, Women 4 Women, Helvetas Swiss Inercooperation, Fondacionin Kosovë Luksemburg dhe shumë të tjerë, ka përkrahur dhe realizuar vazhdimisht projekte të ndryshme në interes të fermerëve vitias.

E për këtë përkrahje, Komuna e Vitisë ka ofruar edhe trajnime të ndryshme për fermerët dhe blegtorët.

“Janë zhvilluar trajnime të ndryshme për fermerët dhe bujqit e kësaj komune. Gjatë 2018 janë mbajtur 21 trajnime individuale, dhe shtatë trajnime në grup. ndërsa në 2019 janë mbajtur 19 trajnime individuale dhe tri në grup. Gjithashtu janë mbajtur edhe trajnime për blegtorët”, thuhet në përgjigjet e Komunës.

Sipas të dhënave të Komunës, në përkrahje të bletarëve nga viti në vit janë dhuruar qindra koshere të bletëve.

“Komuna e Vitisë përveç dhënies së trajnimeve për bletarët, gjatë 2019 ka shpërndarë 200 koshere me bletë dhe po ashtu ka ofruar mekanizëm përkatës për nxjerrjen e mjaltës. Kjo kategori është mbështetur edhe gjatë 2018 në së paku shtatë raste të ndara, në njërën nga këto janë shpërndarë 90 koshere bletësh”, thuhet tutje në përgjigje.

Sipas Komunës së Vitisë, problemi më të mëdha me të cilët përballën bujqit vitias është plasimi i produkteve të tyre  në treg shkaku i konkurrencës nga jashtë kryesisht të  çmimit të ulët të produkteve bujqësore që importohen nga shtet e ndryshme.

Fermerët vitias përveç drithërave të bardha janë edhe kultivues të misrit, por në disa lokalitete janë më të theksuar disa kultura bujqësore si në Gjylekar kultivimi i Shalqirit dhe pjeprit apo në Debelldeh kultivimi i Patates në të dy këto lokalitete mbahen edhe ditët e këtyre kulturave bujqësore që bëhet promovimi I tyre.

Në anët tjetër fushat bujqësore qe gjinden në Fshatin Mogille konkretisht për skaj udhës se re Viti-Mogill kanë problem me kullimin përse të reshurat e shiut rrisin nivelin e ujit duke rrezikuar kulturat bujqësore.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura s’ përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).



Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *