Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 28 Korrik 2020 – Instituti i Shëndetit Publik


Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 28 Korrik 2020

 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 117 raste të reja, 4 humbje jete dhe 44 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

 

Rritja e rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar. Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID19. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve të vendosni plotësisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektoni distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdeseni për higjienën personale dhe kolektive. 

Fatkeqësisht, s’ e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.  

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar 

 

Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju drejtohet qytetarëve të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 Me kusht që kanë shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

 

 

COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)

Testime totale        39690

Raste pozitive            4997

Raste të shëruara    2789

Raste Aktive        2060

Humbje jete        148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1111

Durrës 245

Shkodër 202

Vlorë 102

Lezhë 81

Fier 76

Korçë 71

Elbasan 48

Kukës 52

Berat 29

Gjirokastër 22

Dibër 21



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

184  pacientë më COVID-19 me oksigjenoterapi, 14 të tjerë në CPAP

Tue Jul 28 , 2020
Në pesë Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohen pacientët me COVID-19 184 janë duke u asistuar me oksigjenoterapi, kurse 14 të tjerë janë me maskë CPAP e cila pacientët në gjendje të rëndë i ndihëmon për frymëmarrje. Sipas raportit ditor të QKUK-së Klinika Infektive ka 112 […]