Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 28 Nëntor 2020 – Instituti i Shëndetit Publik

loading...


COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.026 testime, 397 të shëruar, 545 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë. 

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti,  të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. 

 

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. me anë të linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. 

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 Me kusht që dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

 

 

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore  545

Të shëruar ne 24 orë     397

Të shtruar në spitale       471

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 2.026

 

Testime totale                186.243

Raste pozitive       36.790

Raste të shëruara       18.152

Raste Aktive       17.851

Humbje jete           787

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   9145

Fier   1342

Durrës   1320

Korçë   989

Vlorë    890

Shkodër  872

Elbasan  840

Lezhë  741

Berat  566

Gjirokaster 547

Kukës  405

Dibër  194



Related posts