Komunikimi i përditshëm për koronavirusin/ 30 Nëntor 2020 – Instituti i Shëndetit Publik

loading...


COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1948 testime, 368 të shëruar, 557 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë  557 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 

27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,

16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 

8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 

4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 

1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. 

 

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. përmes linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. 

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 Në qoftë se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

 

 

 

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore  557

Të shëruar ne 24 orë     368

Të shtruar në spitale       491

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 1948

 

Testime totale                190.444

Raste pozitive       38.182

Raste të shëruara       18.849 

Raste Aktive       18.523

Humbje jete          810

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9576

Durrës 1360

Elbasan 841

Fier 1367

Korçë 997

Vlorë 974

Shkodër 904

Lezhë 734

Berat 604

Kukës 406

Dibër 205

Gjirokastër 555



Related posts