Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.
Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.
Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit (sëmundja e sheqerit) të tipit 2 ngase ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Përfitimet në organizëm
Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.
Lëngu i mollës mund të jetë i shijshëm, me vitamina dhe antioksidantë, por magjia qëndron tek fruti i plotë. Vetëm ai të ofron një tufë me fibra dhe vlera ushqimore ashtu siç ka dashur nëna natyrë
Studimet thonë se ngrënia e dy mollëve në ditë ofron shumë përfitime për organizmin, dhe veçanërisht gratë i mbron nga sëmundjet e zemrës.
Sidoqoftë, specialistët paralajmërojnë kujdes.
Fakti që molla ndihmon në uljen e kolesterolit, s’do të thotë se ajo nevojitet të shërbejë si një zëvendësues i medikamenteve për uljen e tij.
Molla nevojitet të jetë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor me shumë fruta, perime, drithëra, peshq e yndyrna të shëndetshme.