Kontrabandim me barna dhe mito, arrestohet një oficer doganor dhe një person i dyshuar

[ad_1]

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një oficer doganor dhe një person tjetër me dyshimin për dhënie të mitos dhe kontrabandim të barnave.

Në njoftim thuhet se njësit e Doganës kanë gjetur sasi të barnave në një veturë në afërsi të pikë kalimi kufitar dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm është arrestuar personi dhe zyrtari doganor.

“Në orët e mbrëmjes, zyrtaret doganor pas dyshimeve kanë ndalur një veturë të dyshimtë për kontrabandë të mundshme të barërave. Pas ndalimit të automjetit është gjetur sasi e konsiderueshme e barërave në pjesën e bagazhit”.

Bazuar në indikacionet e mëtejme, zyrtarët doganor hetues kanë arritur të mësojnë se personi në fjalë posedon edhe një depo të improvizuar private në një parking nëntokësor në Prishtinë.

“Duke vepruar mbi këto indikacione dhe në bashkëpunim dhe udhëheqje të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, zyrtaret doganor kanë hyrë në këtë depo, ku kane gjetur stok të konsiderueshme të barërave ilegale në sasi prej 17, 923 pako, 359 lloje të barnave.

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyre ka qenë i përfshirë në lejimin e kontrabandës. Me këtë rast, hetuesit e Doganës pas urdhrit nga Prokurori, kanë arrestuar zyrtarin doganor si dhe personin e dyshimtë, ndërsa barërat ilegale janë sekuestruar të gjitha”.

Më tej thuhet se suspendimi i zyrtarit përgjegjës do të bëhet me efekt të menjëhershëm, ndërsa që do të iniciohet hetim mbi përgjegjësinë menaxheriale të mbikëqyrësit të zyrtarit në fjalë.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit me anë të telefonatave pa pagesë në 0800 50095 prejse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!