Koronavirusi arrin në Maqedoni, konfirmohet rasti i parë


Maqedonia

Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup mjekët kanë konstatuar rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni, raporton A1on.mk.

Lajmin pritet së shpejti t’a bëjë të ditur edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në ora 16 e 30 minuta.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia. Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, bashkë me dy tjerë me të cilët kanë ardhur bashkë nga Italia. Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativ.

Shih edhe:  Reportazh nga qendra e vaksinimit në masë në Baltimore të Merilendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *