Koronavirusi në Shqipëri, bie numri i të shtruarve në spitale


ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2210 testime, nga të cilat 503 persona kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe gjashtë persona, shkruan A2 .

Ndërkohë, për të tretën ditë radhazi, numri i personave të infektuar është më i vogël se të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 550 persona.

Pozitive është edhe rënia e personave të shtruar në spitale ku aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e .

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 169 raste në , 27 në , 26 në Vlorë, nga 23 raste në , Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në , nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cërrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit s’ kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në . Po qe se s’ e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo Po qe se keni nevojë për të specializuar spitalor në spitalet COVID.

– Statistika (23 )

Raste të reja ditore         503

shëruar në 24 orë      550

shtruar në spitale      337

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              2210

Testime totale            245,253

Raste pozitive            54,317

Raste të shëruara       29,799

Raste Aktive              23,401

Humbje jete               1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  13000

Fier        1607

1309

  1274

Vlorë      1077

Korçë    1008

906

Berat      883

Lezhë     875

Gjirokastër  527

Kukës    502

Dibër     433/TopChannel.

Postime të ngjashme