Koronavirusi/ OBSH i trembet më të keqes: Bota të përgatitet për pandemi

loading...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr Tedros Adhanom ka frikë se e ardhmja do të sjellë të tjera probleme edhe më të mëdha për shkak të koronavirusit. Bota duhet që të marrë masa serioze, e madje të përgatitet për një pandemi.
Ai theksoi se OBSH-ja është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet mbi koronavirusin dhe se shkalla e përhapjes është për t’u shqetësuar.
Raste të reja po shfaqen përditë në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran, e kjo është mjaft shqetësuese.
“Çdo shtet duhet të marrë masat sipas specifikave përkatëse, ne po bëjmë të njëjtën gjë. Bota duhet që të përgatitet për një pandemi’, u shpreh ai.
Në Irak, Iran, Bahrejn, Afganistan dhe Kuvajt u shfaqën rastet e para të sëmundjes.
Numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 77 000, kurse të vdekurit numërohen në rreth 2 700 persona, pjesa më e madhe në Kinë. Në Itali, ka shkuar në 7 numri i viktimave.

Related posts