Koronavirusi/ Rëndohet bilanci, shkon në 51 numri i të infektuarve në Itali. Kontrollet vijojnë për 450 persona

loading...
Vijon të përkeqësohet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Itali. Deri më tani sipas mediave vendase janë konfirmuar të prekur me virusin vdekjeprurës 51 persona. 
Nga kontrollet e vazhdueshme të bëra këtë të shtunë, 39 prej të prekurve janë zbuluar në Lombardi ndërsa 12 raste janë konfirmuar në Veneto. Dy prej të prekurve me koronavirus janë familjarë të burrit që vdiq të premten në mbrëmje nga koroanvirusi.
Ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat italiane  në total po kontrollohen 450 persona të cilët dyshohet se janë prekur nga koronavirusi.
Top Channel

Related posts