Koronavirusi, rritet në 909 numri i viktimave

 

loading...

 

Numri i viktimave nga epidemia e krononavirusit të ri në Kinë është
rritur në 909, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 40 mijë e 171,
ka njoftuar Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë.

 

Vazhdon të përhapet epidemia e
koronavurisit të ri që u shfaq në dhjetor në Kinë dhe që tani përmendet
me një emër të ri në mbarë vendin, “pneumonia e koronavirusit të ri” (NCP).
Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC)
në Kinë njofton se numri i personave që kanë gjetur vdekjen nga ky
virus është rritur në 909, njëri në Hongkong, ndërsa numri i të
infektuarve ka arritur në 40 mijë e 171, nga të cilët rreth 6 mijë e 500
janë në gjendje të rëndë.
Me
vdekjen e 97 njerëzve të tjerë në të gjithë vendin për shkak të
epidemisë NCP është shënuar edhe niveli më i lartë i vdekjeve brenda 24
orëve, ndërkohë që janë konstatuar edhe 3 mijë e 62 raste të reja me
koronavirus.
Numri i të
diagnostikuarve me virus në territoret jashtë Kinës kontinentale është
rritur në 36 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hongkongut (HKSAR) dhe në 10 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos (MSAR).
Epidemia
e re NCP brenda një kohe të shkurtër, 1 muaj, ka shkaktuar pothuajse aq
viktima sa virusi SARS kishte shkaktuar për rreth 1 vit.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga epidemia e SARS-it, e cila ishte shfaqur në vitet 2002-2003, kishin humbur jetën 774 persona, shumica e tyre në Kinë.
Koronavirusi i tipit të ri u konstatua për herë të parë më datë 12 dhjetor 2019 në qytetin Wuhan të provincës Hubei dhe brenda një kohe të shkurtër u përhap në qytet dhe në vende të tjera të botës. Pas kësaj OBSH shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme”.

 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *