Kosova falënderon Austrinë për mbështetje


loading...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

E Enjte, 11 Qershor 2020 – 10:20
albinfo.at

Hoti ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të tëra proceset e rëndësishme, nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

Duke e vlerësuar veçanërisht të rëndësishëm partneritetin dhe miqësinë e Kosovës me Austrinë, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Weidinger për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të posaçëm në përkushtimin e Qeverisë për menaxhimin e pandemisë Covid-19, por edhe masat që po ndërmerren për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën e reformave evropiane, procesin e dialogut me Serbinë etj.

kurse, ambasadori Weidinger e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe shprehu zotimin e Austrisë për fuqizimin e partneritetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *