Kosova në fazën kritike të ndotjes së ajrit

loading...


Përveç përballjes me pandeminë, Kosova tani ka hyrë edhe në periudhën kritike të ndotjes së ajrit.

Sipas pulmologut në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë, Besim Morina, kombinimi i ndotjes së ajrit dhe infeksionit me Covid-19, shumëfishon rrezikun tek organizmi i njeriut.

“Ky kombinim,kur kemi edhe ndotje të ajrit edhe infeksion me Coronavirus normalisht rreziku shumëfishohet. Pra Coronavirusi në njërën anë shkakton një pneumoni ose pezmatim të mushkërive në shumë persona gjë që e rëndon frymëmarrjen, por Me kusht që i shtohet edhe ndotja e ajrit kjo pastaj mund ta përkeqësojë. S’ka akoma studime që e ndërlidhin këtë gjë, por në bazë të përvojës dhe të dhënave empirike, ne mund të vijmë në përfundim se ka rrezik më të madhe Me kusht që ekziston edhe ndotja e ajrit dhe infeksion me Covid”, tha Morina për Ekonomia Online.

Tutje, pulmologu Morina tha se ndotja e ajrit shpesh herë shkakton dëme afatgjate, duke shkaktuar sëmundje kardiovaskulare.

“Ndotja e ajrit te organizmi i njeriut ka efekte dëmshme në disa nivele, më së pari ka nivele të dëmshme në afatin e shkurtër, pastaj ka efekte të dëmshme edhe afatgjata. Afatshkurta zakonisht ndërlidhen me keqësimin e sëmundjeve kronike të pacientëve. dhe në momentin kur kemi një ndotje të ajrit nivele të larta këta pacient pësojnë një përkeqësim të sëmundjes, ndërsa afatgjate, ndotja e ajrit ndikon në shëndetin e njerëzve që të paraqiten sëmundjet e reja. Duke filluar prej sëmundjeve respiratore, po ashtu edhe sëmundjeve kardiovaskulare siç është, infarkti, hipertensioni dhe sëmundjet maline po ashtu”.

Në anën tjetër, masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, kështu duke vendosur orën policore në disa Komuna të Kosovës, s’ ka sjell ndonjë ndryshim pozitiv sa i përket ndotjes së ajrit.

Specialisti i matjes së cilësisë së ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Shkumbin Shala, tha se vetëm gjatë periudhës së vendosjes së karantinës, ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Sa i përket impaktit të masave në cilësinë e ajrit ne kemi theksuar edhe ma herët që ka pasur impakt në periudhën e parë të vitit, në mars dhe prill dhe janë ulë parametrat ndotës deri në 50%, parametrat që kryesisht vijnë nga transporti. Këta parametra kanë qenë enoiksi dhe esodigjen, ndërsa parametrat tjera s’ kemi vërejt ndonjë ndryshim. Sa i përket periudhës të fundit të masave që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës, s’ vërejmë ndonjë ndryshim të madh. Vlerat thuaj janë të ngjashme krahasuar me situatën e njëjtë vitit të kaluar”, ka deklaruar Shala.

Më tej, Shala theksoi se jemi në fazën kritike të ndotjes së ajrit, duke shtuar se ngritja e parametrave ndotës ka filluar në nëntor.

“Fillimisht më leni t’ju informoj se monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet nga instituti Hidrometrologjik apo agjencia për mbrojtjen e mjedisit, e cila posedon gjithsej 13 stacione për monitorimin e cilësisë së ajrit. Kemi hyrë në periudhën kritike sa i përket ndotjes së ajrit, pikërisht në muajin nëntor apo fundi i tetorit ka filluar me ngritjen e parametrave ndotës, e sidomos vlen të theksohen vetëm dy parametra që janë pm10 dhe 2.5, në parametrat e tjerë s’ kemi tejkalime. Kjo është situata aktuale për momentin që ne po flasim”, tha ai.

“Monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet në mënyrë periodike, komplet një viti dhe vlerësimi i gjendjes së ajrit bëhet komplet për një vit kalendarik. Ne s’ kemi ardhur hala në përfundim të këtij viti që të japim një raportim apo informim për mediet dhe qytetarët që të bëjmë një vlerësim apo krahasim mes dy viteve. Në bazë të asaj që kemi parë deri tash situata qëndron thuaj e ngjashme. Vlen të theksohet vjet kemi pasur mbi 50 ditë me tejkalim me pluhur pm 10 dhe 2.5, këtë vit akoma s’ kemi ardhur deri në atë numër apo ditëve me tejkalime, pa u përmbyllë komplet viti s’ mundemi me potencuar se a ka qenë ky vit ma i pastër me cilësi të ajrit apo viti 2019”, tha ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë, brenda një viti, vdesin rreth 3 mijë persona, pikërisht nga ajri i ndotur.



Related posts