Kosova s’ bën teste për HIV gjatë pandemisë

loading...


Ditën Ndërkombëtare të AIDS-it, më 1 dhjetor, Kosova e shënon pa asnjë rast të diagnostikuar me virusin HIV (virusi i mungesës së imunitetit) këtë vit. Kjo për shkak faktit se që nga muaji mars, kur u paraqitën rastet e para me koronavirus në Kosovë, asnjë person s’ është testuar për virusin HIV në Klinikën Infektive.

Këtë e thotë për Radion Evropa e Lirë, Alban Gjonbalaj, udhëheqës i Asociacionit kosovar të personave që jetojnë me HIV në Kosovë, i cili njëherësh i prekur me këtë virus.

Masat kundër COVID-19 po e “kontrollojnë” situatën

Infektologu Murat Mehmeti, i cili trajton personat e infektuar me HIV në Klinikën Infektive, pranoi se për shkak të pandemisë ka pasur ngecje sa i përket analizave rutinore, por beson se kjo gjë do të ndryshojë në muajin dhjetor, varësisht prej situatës epidemiologjike.

“Ajo që na ka ndalur deri tash është se Me kusht që vonohen analizat, s’ është telashe. Më shumë rrezikohen Me kusht që vinë në klinikë, ku tashmë ka të infektuar me koronavirus”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, personat me HIV s’ kanë pasur nevojë për hospitalizim gjatë pandemisë, ndërsa ata persona të konfirmuar me HIV, janë furnizuar me terapi, të cilën e përdorin në shtëpi.

“s’ kanë pasur ndonjë telashe asnjëri”, tha Mehmeti.

Procedura për kryerjen e analizave për HIV bëhet me anë të Klinikës Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Mikrobiologu nga ky institut, Xhevat Jakupi tha se laboratori është në dispozicion dhe i gatshëm për analiza, por shton se Klinika Infektive s’ ka dërguar mostra për shkak të mbingarkesës.

“s’ kanë pasur mundësi që të mbledhin mostrat nga personat që jetojnë me HIV. Ne jemi të gatshëm si Institut dhe laboratori është në dispozicion dhe ka material për ta kryer punën”, tha ai.

Alban Gjonbalaj thotë se në muajin mars janë kryer testimet e fundit për HIV, kur s’ është regjistruar asnjë rast.

“trajtim ka pasur, por kemi pasur një lloj alarmi që do të mund të mbetemi pa terapi. Mirëpo, për fat të mirë, është bërë furnizimi dhe s’ kemi pasur mungesë të barnave. Aktualisht s’ e kemi një lloj ilaçi dhe besoj se shpejtë do të furnizohemi”, thotë Gjonbalaj.

“Shpresojmë të përmirësohet gjendja me pandeminë, pasi që pandemia e ka marrë rëndësinë e sëmundjeve dhe problem ynë ka qenë si nën hije”, shtoi ai.

Virusi HIV vazhdon të jetë problemi global shëndetësor i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka marrë gati 33 milionë jetë deri më tani, ndërsa 38 milionë persona jetojnë me të. Falë terapisë dhe trajtimit efektiv, infeksioni me HIV është bërë gjendja kronike më e menaxhueshme. Ky virus, sulmon sistemin imunitar dhe e dobëson mbrojtjen e njerëzve kundër shumë infeksioneve dhe disa llojeve të kancerit.

Aktualisht në Kosovë jetojnë 40 persona të identifikuar me këtë virus, ndërsa rasti i parë ishte raportuar në vitin 1986.

HIV s’ duhet të injorohet për shkak të pandemisë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe OBSH-ja më 26 nëntor kanë bërë thirrje për më shumë testime ndaj HIV-it, pasi shumë njerëz të infektuar me këtë virus, që shkakton sëmundjen AIDS, po diagnostikohen shumë vonë. Kjo, sipas këtyre organizatave po ndodh veçanërisht në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Sipas ECDC-së, diagnostikimi i vonshëm kontribuon në transmetimin e vazhdueshëm të HIV-it dhe parandalon njerëzit e infektuar të marrin trajtimin që mund t’iu shpëtojë jetën.

Drejtoresha e ECDC-së, Andrea Ammon, tha se vendet s’ duhet të injorojnë çështje tjera si HIV/AIDS për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Një diagnostikim i hershëm i HIV është një përparësi urgjente”, tha ajo.

HIV edhe COVID-19 pozitiv në Kosovë

Ndryshe, dy persona që janë edhe me HIV/AIDS janë infektuar me koronavirus. Kështu thonë infektologët në vend, sipas të cilëve njëri ka qenë i shtrirë në Klinikë Infektive të Qendrës Klinike Universitare, derisa tjetri është trajtuar në shtëpi me rekomandim të mjekëve.

Njëri prej tyre është edhe Berati (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), i cili në muajin maj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai rrëfen se sa ka qenë e vështirë ta përballojë sëmundjen COVID-19, duke qenë edhe i infektuar me HIV.

“Kur kam kuptuar që jam infektuar me koronavirus, më është përkujtuar frikën që e kam pasur kur kam kuptuar për infektimin me HIV. Mandej filloi frika tjetër, mos po i infektoj familjarët, pasi isha në shtëpi gjithë kohës”, tha ai.

“Sigurisht fillimi ka qenë i lodhshëm, me dhimbje në të gjithë trupit, humbje të shijes dhe aromës, e që ishte një ndjesi jo e këndshme. Jam ushqyer duke mos e shijuar ushqimin. Dhe kjo ka ndikuar që të humb peshë, normalisht. Por, që s’ ka pasur ndonjë pasojë, të themi, ndonëse unë jetoj edhe me virusin HIV”, shtoi ai.

Drejtoresha ekzekutive UNAIDS, Winnie Byanyina, në mesazhin e saj për Ditën Botërore të AIDS-it, bëri thirrje që komunitetet të forcohen, duke shtuar se teksa bota po lufton COVID-19, s’ mund të bëjë gabimin, duke lënë anash luftën kundër HIV-it, pasi shtoi se miliona njerëz në vendet në zhvillim vdesin, teksa janë në pritje të trajtimit.

Ajo shtoi se deri më tani mbi 12 milionë njerëz janë duke pritur që të marrin trajtimin për virusin HIV, andaj Byanyina tha se kjo është arsyeja që UNAIDS “ka qenë avokuese e fuqishme për vaksinën kundër koronavirusit”./REL



Related posts