Kosova s’ është para kolapsit

loading...


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar që të sigurojë sa më shumë vaksina për COVID-19.

Hoti po ashtu theksoi se vendi s’ është para kolapsit, por është në emergjencë shëndetësore.

“s’ jemi para kolapsit, jemi në gjende emergjente shëndetësore, kjo është e vërtetë, por s’ jemi para kolapsit. E kemi përmirësuar furnizimin me barna, është dukshëm më i mirë. Jemi duke munduar të sigurojmë vaksinën anti-COVID më shumë sasi se që na është garantuar. Kemi marrë një vendim që kemi kategorizuar komunat, por duhet të jemi të qartë që ne po e ndajmë fatin me vendet në regjion”, tha Hoti.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të votojnë sa më shpejtë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Do të shohim mundësinë që të ju dalim në ndihmë edhe personave që janë prekur me COVID-19. Ne kemi një fond në dispozicion dhe do të shohim në mundësi si do të vendosim për këtë. Ju lus që ta votojmë sa më shpejt Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha më tej kryeministri.

Më herët, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se situata shëndetësore në vend është tejet alarmante.

Haxhiu tha se seri sa vendi po shkon drejt katastrofës shëndetësore gara për pushtet i ka verbuar qeverinë e Avdullah Hotit dhe “ata që ishin para tij”.

“Gjendja e krijuar po dëshmon se kjo qeveri ka probleme substanciale organizative profesionale në menaxhim të situatës së pandemisë Covid 19”, tha ai.

Haxhiu shtoi se dje lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte shkelur masat mbrojtëse Covid – 19.

“Me mashtrim jo profesionalizëm e hajni kishte vepruar edhe qeveria e Kurtit i cili edhe mbrëmë shkeli masat mbrojtëse pa maskë organizoi tubime festive për të disatën herë me radhë. Kur politikanët shkelin masat për një grusht vota e pak pushtet atë herë përse shteti i dënon qytetarët e amniston politikanët”, shtoi ai.

Grumbull i njerëzve pas fitore së Vetëvendosjes, Albin Kurti i kërkon shpërndarjen pasi përfundojnë fjalimet

 



Related posts