KQZ kërkon zgjatje të orarit të lëvizjes së lirë në ditën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut


Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kryetarja Valdete Daka kërkoi që të zgjatet lëvizja e lirë e qytetarëve pas orës 19:00 në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, në ditën e zgjedhjeve që mbahen të dielën.

Daka ka deklaruar se për faktin së këto komuna ndodhen në zonën e kuqe, do t’i drejtohen me kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme që votuesve dhe vëzhguesve t’u lejohet të lëvizin pas orës 19:00.

“Meqenëse janë në zonë të kuqe, pas orës 19:00 s’ lejohet lëvizja, kishte me qenë mirë me koordimin me ministrinë e Punëve të Brendshme, të gjithë stafit tonë, KVV-ve t’i lejohet lëvizja edhe pas orës 19:00. Po ashtu, eventualisht edhe qytetarëve të cilët janë në rend në Qendër të Votimit, t’iu lejohet të votojnë dhe të lëvizin, por jo me u keqpërdorë. I kemi vëzhguesit, mediat, kishte me qenë e drejtë me has në mirëkuptim edhe me ministrinë e Shëndetësisë”, ka thënë Daka.

Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së tha se janë në përgatitje të rekomandimit drejtuar -së lidhur me lëvizjen e lirë të të gjithë votuesve pas orë 19:00, e që edhe qytetarët që vijnë nga komunat të tjera t’u mundësohet qarkullimi i lirë.

“Sekretariati në kuadër të sigurisë, ka zhvilluar takime me kompetentët nga e Kosovës, dhe rekomandimi që është në përgatitje të kërkesës për Ministrinë e Punëve të Brendshme, që së pari t’u mundësohet lëvizje e lirë të gjithë votuesve që edhe pas orën 19:00 të mund të jenë në vendvotime. Kjo është primare, që të paktën votuesve që kanë distancë jashta atyre komunave t’iu mundësohet votimi dhe pastaj t’iu mundësohet kthimi në shtëpitë e tyre. Po ashtu edhe për stafin zgjedhor, kemi paraparë që leje të veçantë duke e demonstruar me bexhat e tyre”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor.

Komuna e Podujevës shkon në zgjedhje pasi që ish kryetari i kësaj komune, Agim Veliu kaloi në ekzekutivin e vendit duke u bërë ministër i Punëve të Brendshme në kohën e Qeverisë Kurti me 4 shkurt, ndërsa Komuna e Mitrovicës së Veriut shkon në zgjedhje pasi kjo komunë ish kryetari i kësaj komune, Goran Rakiq mori dy pozita në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah atë të zëvendës kryeministrit dhe të ministrit në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

KALLXO.com raportoi sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me anë të platformës zyrtare të prokurimit “e-prokurimi” ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë për t’u furnizuar me mjete mbrojtëse kundër virusit COVID-19, për në dy komunat e vendit.



Postime të ngjashme