Kruarja e Kokës – Pse Ndodh, Arsyet Shëndetësore

loading...


I ndodh të gjithëve të përballen me episode intensive të kruarjes së kokës.

Dëshira e fortë për kruarjen e kokës mund të nxitet nga shumë faktorë të njohur por edhe të padëgjuar të cilat do t’i zbuloni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Zbokthi

Kruarja e kokës është një tregues i zbokthit, grimcave të bardha të ngjashme me flokët e dëborës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zbokthi shfaqet si pasojë e një reagimi të tepruar të trupit ndaj mykut në lëkurë.

Dermatologët thonë se zbokthi shfaqet edhe si pasojë e ndryshimeve të motit, stresit dhe sheqerit të tepërt.

Lexoni këtu për metodat natyrale kundër zbokthit.

Reagim Alergjik

Me kusht që keni lyer flokët dhe ju kruhet koka, atëherë jeni prekur nga një reagim alergjik.

Skalpi është shumë i ndjeshëm ndaj shampove apo bojrave të flokëve.

Me kusht që dëshironi të zbuloni produktin që po ju shkakton kruarje, provojini shampot një nga një çdo javë.

Psoriazë Ose Ekzemë

Kruarja e kokës mund të shkaktohet edhe nga ekzema apo psoriaza, dy sëmundje inflamatore.

Si psoriaza ashtu edhe ekzema shfaqen kur sistemi imunitar ‘zemërohet’ me lëkurën dhe e nxit atë të lëshojë grimca, të skuqet e të kruhet.

Psoriaza është njësoj si zbokthi, por grimcat janë më të mëdha dhe të kuqe.

Ajo mund të trajtohet me të njëjta solucione kundër zbokthit.

Djersa Dhe Papastërtitë

Vajrat natyralë dhe papastërtitë në skalpin e kokës nxisin ndjesinë e kruarjes.

Kjo është arsyeja përse specialistët këshillojnë larjen e kokës një herë në dy ditë.

Me kusht që kryeni aktivitet të rregullt fizik,  duhet të laheni çdo ditë posaqë edhe djersa shkakton kruarje.

Myku

Myku është ndryshe nga zbokthi, por njësoj si ai shoqërohet me kruarje.

Myku në skalp dhe në flokë shkaktohet nga lagështia e vazhdueshme.

Kapja E Flokëve

Me kusht që i mbani flokët të lidhura me një llastik do të përballeni me rënien e flokëve dhe kruarje të kokës.

Stilimi i flokëve është një proces që detyron flokët dhe nervat e muskujt të marrin një drejtim të padëshiruar.

Kjo është arsyeja përse kur i lëshoni flokët, ju kap dëshira të kruani kokën.

Me kusht që ju s’ keni as zbokth, as psoriazë apo ndonjë nga simptomat e lartpërmendura, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni tek një mjek për të parë skalpin nga pranë.

Çdo problem shëndetsor i lartpërmendur duhet të ikë vetë për 2 javë.

Me kusht që vazhdoni të keni kruarje për më shumë kohë, kontrollohuni tek një mjek./AgroWeb.org

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *