Kryeministri i Izraelit i drejtohet popullit të Kosovës me një letër

loading...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar me një letër popullit të Kosovës me rastin e Vitit të Ri hebraik.

Netanyahu në këtë letër ka thënë se nga zhvillimi i fundit mes Izraelit dhe Kosovës (për njohjen) do të përfitojnë të dy popujt.

“Në këtë Vit të Ri, zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimi i fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të ndihmojë për  fillimin e  një epoke të re nga e cila do të përfitojnë të dy popujt. Kam besim se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim realizimin. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na bërë më pranë”, thuhet në letrën e kryeministrit izraelit.

Njohja nga Izraeli për Kosovën ka ardhur në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *