Kryeministri me familje në Prevallë, publikon fotografi pa maska

loading...

Ndonëse ka pak ditë që është shëruar nga COVID-19, kjo s’ e ka penguar kryeministrin Avdullah Hoti që të dalë pa maskë.

Në këtë mënyrë, ai madje s’ ka respektuar vendimet e qeverisë së tij, sa i përket masave kundër përhapjes së pandemisë, së paku me anë të fotografisë që e ka publikuar.

Mbajtja e maskës është obligative për qytetarët e Kosovës në këtë kohë të pandemisë.

Hoti me anë të një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qëndruar në Prevallë të Prizrenit, bashkë me familjen e tij.

“në të ardhmen me diell në Prevallë”, i ka vënë përshkimin fotografisë kryeministri.

Vetë Hoti, sot gjatë ditës i është lutur qytetarëve që t’i respektojnë masat.

COVID-19, Hoti: Numri i rasteve të reja po bie, i atyre me fatalitet mbetet tepër i lartë



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *