Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj rezulton negativ nga COVID-19

loading...


Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga COVID-19, por që akoma është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur komuna, me anë të një publikimi në Facebook.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar akoma në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për Covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar.



Related posts