Ku dallojnë binjakët njëvezorë nga ata dyvezorë?
A ju duket se shtatzënitë me binjakë e trenjakë janë gjithnjë e më të shpeshta?
Po, kjo është e vërtetë dhe arsyeja kryesore se përse po ndodh kjo rritje është numri gjithnjë e më i madh i grave që po përdorin barna për rritjen e fertilitetit.
Zakonisht gjatë një cikli menstrual piqet vetëm një qelizë vezë, por kur merren barna piqen dhe lirohen jo një, por disa qeliza vezë. Është e mundur që secila qelizë vezë të bashkohet me spermatozoidet dhe ndodh shtatzënia me binjakë ose trenjakë. Kjo mund të ndodhë edhe në mënyrë natyrale, pa përdorë barna. Në këtë rast binjakët janë dyvezorë, mund të jenë të të njëjtës gjini, por mund të jenë të gjinive të ndryshme dhe ngjajnë mes vete sikurse çdo vëlla ose motër që ngjan me vëllain ose motrën e tij ose të saj. Ky është rasti i ngjajshëm me filmin “Binjakët” me Arnold Schwarzenegger dhe Danny Devito.
Mundësia tjetër është që një qelizë vezë ndahet në dy gjysma dhe rrjedhimisht ndodh shtatzënia me binjakë. Për dallim nga varianta paraprake, në këtë rast binjakët janë gjithmonë të të njëjtës gjini dhe ngjajnë aq shumë mes veti sa që vetëm prindërit e tyre mund t’i dallojnë.
Te procedurat e IVF zakonisht barten në mitër tri ose më shumë qeliza vezë të fertilizuara. Kjo bëhet për shkak se nuk implantohen të gjitha këto qeliza, ndonëse ndodhë që implantohen dy ose më shumë qeliza vezë.
Te shtatzënitë me binjakë është shumë e rëndësishme që të dihet numri i placentave, vendi i implantimit dhe numri i qeseve amniale. Për shembull, mund t’i keni dy bebe me dy placenta dhe dy qese amniale ose mund t’i keni dy bebe me një placentë dhe dy qese amniale.
Është me rëndësi të dihet sidomos numri i qeseve amniale./Poliklinika Dr. Memli / Gazeta Shëndeti