Kuiz nga Gastroenterologjia (Test nga Gastroenterologjia)

Results

#1. Në rrethana fiziologjike tingulli timpanik tipik fitohet gjatë perkusionit në:

#2. Gjakderdhja gastrointestinale që manifestohet klinikisht me jashtëqitje të zezë quhet:

#3. Vështirësia e cila shoqëron aktin e gëlltitjes njihet si:

#4. Palpimi i një formacioni elastik si “balon”, i lëvizsshëm, zakonisht i padhimbshëm, në buzën e poshtme të mëlçisë, e që i përgjigjet fshikëzës biliare të distenduar njihet si:

#5. Një pamje e vuajtur e fëtyrës, me sy të thelluarë në orbitë, hundë të mprehtë, buzë të thara, lëkurë të mbuluar nga djersë të ftohta dhe me ngjyrë hiri-dheu është tipike për:

#6. Zverdhja (ikterus), kruarja (pruritus) dhe fecesi akolik janë karakteristike për:

#7. Cili nga organet e mëposhtme abdominale nuk është i palpueshëm asnjëherë në rrethana fiziologjike:

#8. Cila nga sëmundjet e mëposhtme të mëlçisë ka të bëjë me çrregullimin e metabolizmit të hekurit dhe depozitimin e tij në këtë organ:

#9. Të dhënat anamnestike të pacientit për reaksionet alergjike në barna përshkruhen te:

#10. Rritja predominuese e bilirubinës së pakonjuguar(indirekte) në gjak korrespondon me:

#11. Gjëndra limfatike Wirhov, karakteristike për karcinomën e lukthit, palpohet e rritur në regjionin:

#12. Metoda e palpimit “si kthetër” mund të aplikohet për këto organe abdominale:

#13. Cila nga sëmundjet e mëposhtme hepato-biliare nuk ka të bëjë me një anomali të qartë gjenetike:

#14. Eritema palmare, spider nevuset, kontraktura e Dupuytren, ikteri, asciti janë disa nga shenjat klinike karakterisitke për:

#15. Grumbullimi i lëngut të lirë në hapësirën peritoneale quhet:

#16. Në shkaqet metabolike të cirrozës së mëlçisë bëjnë pjesë të gjitha sëmundjet e mëposhtme me përjashtim të:

#17. Rikthimi i papritur në gojë i përmbajtjes së papërpunuar ushqimore, shkaktuar nga një valë antiperistaltike prej lukthit dhe ezofagut por pa pjesëmarrjen e diafragmës, quhet:

#18. Cilët janë disa nga faktorët e njohur predispozues për formimin e gurëve biliar:

#19. Cila nga enzimat e mëposhtme plazmatike nuk ka të bëjë me stazën biliare (kolestazën):

#20. Ndjenja e djegiesë retrosternale e lidhur me rikthimin e përmbajtjes acidike të luthit në ezofag quhet:

#21. Kruarja (pruritus) e cila shoqëron të sëmurët me ikter obstruktiv (post-hepatik) shpjegohet me rritjen e nivelit plazmatik dhe depozitimin në lëkurë të:

#22. Prezenca e gurëve në traktin biliar (kolelitiaza) klinikisht mund të jetë:

#23. .Cila nga format e hepatitit viral akut nuk kalonë në formë kronike të hepatitit:

#24. Dy shkaqet më të shpeshta të cirrozës së mëlçisë janë:

#25. Ikterus ose zverdhja e lëkurës dhe mukozave është rezultat i rritjes së nivelit plazmatik të:

#26. Cilat nga metodat fizike mund të përdoren gjatë ekzaminimit të barkut:

#27. Cila nga gjendjet e mëposhtme mund të shkaktoj Ikter obstruktiv:

#28. Të gjitha sëmundjet e mëposhtme hepato-biliare kanë natyrë imunologjike me përjashtim të njërës:

#29. Shfaqja e zverdhjes (ikterit) si një fenomen klinik i dukshëm ndodh atëherë kur niveli plazmatik i bilirubinës arrinë dhe tejkalon vlerën:

#30. Cila nga gjendjet e mëposhtme nuk bënë pjesë në komplikimet e hipertensionit portal:

#31. Cilat nga metodat e ekzaminimit fizik ndihmojnë më së miri në evidentimin e ascitit:

#32. Shkaktarët më të shpeshtë të kolecistitit akut (mbi 90%) janë:

#33. Klasifikimi Child-Pugh i cirrozës së mëlçisë përdoret në praktikë për të përcaktuar:

#34. Punksioni abdominal ose paracenteza të cilën e realizojmë në disa pacient me ascit mund të ketë qëllim:

#35. Gjetja në inspeksioni të barkut e një rrjeti venoz kolateral shumë të zhvilluar dhe prominent që njihet si “caput medusae” zakonisht korrespondon me:

#36. ERCP (Endoscopic retrograde cholecystopancreatography) mund të përdoret:

#37. Jashtëqitja e materieve fekale të përziera me gjak të kuq njihet si:

#38. Cila nga sëmundjet e mëposhtme të mëlçisë ka të bëjë me çrregullimin e metabolizmit të bakrit dhe depozitimin e tij në këtë organ

#39. Aklorhidria, mungesa e faktorit intrinsik Castle dhe anemia pernicioze e shkaktuar nga malabsorbimi i vitaminës B12, janë krakteristike për:

#40. Cila nga barnat e mëposhtme nuk gjen vend në protokollet e mjekimit të cirrozës së dekompensuar të mëlçisë:

#41. Asterix-i ose flapping tremor është manifestim neurologjik të cilin e hasim tek të sëmuret me:

#42. Në rastet më të shpeshta (80%) kolelitiaza shkaktohet nga:

#43. Cila është metoda e zgjedhur për diagnostikimin e kolelitiazës:

#44. Veset e dëmshme të një pacienti duhet të përshkruhen te:

#45. Dhimbja e cila e shoqëron aktin e gëlltitjes quhet:

#46. Shenja e Murphy-it pozitive gjatë ekzaminimit fizik të një pacienti me dhimbje barku është karakteristike për:

#47. Cila nga sëmundjet e mëposhtme nuk shfaqet klinikisht me ikter (zverdhje):

#48. Sonda Sengstaken-Blakemore aplikohet në rastet akute, jetëkërcënuese dhe rezistente në mjekim të:

#49. Kernikterus (ikteri nuclear, encefalopatia bilirubinike) paraqitet si një komplikim neurologjik në rastet me:

finish

(Visited 342 times, 1 visits today)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Don't get sick while swimming this summer

Tue Jun 30 , 2020
(HealthDay)—Swimming and summer are practically synonymous, but getting sick from bacteria in lakes, rivers and the ocean can spoil the fun, U.S. health officials warn. Since 2009, nearly 120 disease outbreaks in 31 states have been tied to untreated recreational water. But being aware of potential harms and taking precautions […]