Kujdes, analgjetikët mund të rrisin dhimbjen e kokës dhe migrenën apo hemicraninë

loading...


specialistët paralajmërojnë: Marrja e analgjetikëve më shumë se dy herë në javë për dhimbje koke dhe migrenë apo hemicrani shkakton dhimbje edhe më të forta dhe dhimbje të reja koke, posa ato zvogëlojnë tolerancën e trupit ndaj dhembjes

Marrja e shpeshtë e tabletave kundër dhembjeve për të ulur dhimbjen e kokës mund të krijojnë rrethin vicioz dhe të shkaktojnë dhimbje edhe më të madhe, pretendojnë hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Britanik.

specialistët kanë zbuluar që njerëzit me dhimbje koke, me tension dhe me migrenë apo hemicrani duke abuzuar me analgjetikë përkeqësojnë gjendjen e tyre dhe krijojnë sulme të reja, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Paralajmërimi, në rend të parë, ka të bëjë me përdorimin e barnave siç janë kodeina, paracetamoli, ibubrufeni dhe aspirina, të cilat mund të jenë shkaktari kryesor i përsëritjeve të dhembjes së kokës.

Për shkak të përdorimit afatgjatë të barnave, trupi bëhet rezistent ndaj tyre dhe pacienti kërkon analgjetikë më të fortë dhe pasi kalon efekti i ilaçit, shfaqen simptomat e “zbritjes nga ilaçi”, dmth. dhimbje koke të përsëritura.

– Kush merr disa herë në javë ilaçe kundër dhembjes së kokës zgjohet shpesh me dhimbje, posa kufiri i tolerancës ndaj dhembjes u bëhet më i ulët – thotë drejtuesja e studimit, dr. dr. Anne MacGregor, e cila shpjegon që analgjetikët assesi s’ bën të merren më shumë se dy deri në tri herë në javë. /Telegrafi/

The post Kujdes, analgjetikët mund të rrisin dhimbjen e kokës dhe migrenën apo hemicraninë appeared first on Telegrafi.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *