Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Është shumë e rëndësishme për shikim të mirë, zhvillim të qelizave dhe funksionim të sistemit imunitar

Të rriturit kanë nevojë për 700 deri 900 mg në ditë. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm ndikon në zhvillimin fizik dhe mendor, në tharjen dhe çarjen e lëkurës, në uljen e oreksit duke rritur kështu gjasat për anemi dhe infeksione, transmeton Telegrafi.

Vitaminë A ka në mëlçi, peshk, mish, produkte qumështi dhe pemë e perime me ngjyra. Meqenëse gjendet në yndyra, trupi mund ta depozitojë me kohë.

Por, vitamina A është një prej vitaminave që shkakton më shumë probleme, Në qoftë se e teprojmë me dozën e saj.

Marrja në afat të gjatë e sasive të mëdha të vitaminës A shkakton marramendje, krupë, dëmtim të mëlçisë, dhimbje koke, skuqje, dhimbje të kyçeve dhe eshtrave, komë madje edhe vdekje.

vitamins supplements herbs supplements remedi

Disa vitamina mund të nxirren me lehtësi me anë të urinës si vitamina C dhe grupit të vitaminave B, mirëpo vitamina A s’ është e tretshme në ujë dhe qëndron në organizmin e njeriut, pra s’ sekretohet jashtë.

Mëlçia është organi ku ruhet vitamina e papërdorur A, e këtu mund të ruhet vetëm një sasi e kufizuar e kësaj vitamine.

Mbidozat e vitaminës A mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, të trullosur dhe nervozë, deri t’ju fusë në koma. Ju mund të përjetoni dhimbje barku dhe të vjella.

Mjekët thonë se mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë presion në tru duke prekur sistemin nervor.

Nga ana tjetër, mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të tilla si probleme me shikimin, humbje oreksi, ndjeshmëria ndaj dritës, thatësi te lëkurës dhe kruarje, plagë në gojë, verdhëz, humbje të flokëve etj. 

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page