Kujtim Shala ka më shumë libra të botuar se Vetvendosja deputetë

loading...


Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së deputetes Fitore Pacolli, e cila tha se pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë sulmuar deputetin e LVV-së Gazmend Gjyshinca.

Mustafa me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kujtim Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku.

“Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë. Kështu është, kur s’ e kupton gjuhën intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. s’ ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se frikësohet Në rast se deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe s’ i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues dhe do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.

Sipas tij deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së meqenëse duan të luajnë rolin e viktimës.

“Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?!”, ka thënë ai.

Sipas Pacollit, deputetët patën një tendencë të dytë për sulm në korridorin e kuvendit të Kuvendit, jashtë sallës së takimit.

Ajo kishte thënë se s’ është fyese kur kërkon prej ministrisë pse s’ shkarkon një ambasador të emëruar politik pasi i ka skaduar mandati.

Në këtë përleshje ishin të pranishëm deputetët Arben Gashi, Kujtim Shala, Doruntinë Maloku – Kastrati nga ana e LDK-së dhe Gazmend Gjyshnica e Fitore Pacolli nga ana e Vetëvendosjes.

 



Related posts