Kur mendoni për ushqimet që largojnë inflamacionin dhe forcojnë imunitetin me siguri mendja ju shkon tek ato më të pasurat me vitamina.

Fruta, perime, arrorë, lloje të peshkut, mishit apo bime e erëza të caktuara, të gjitha të pasura me vlera për shëndetin.

Megjithatë në këtë artikull do të flasim për një tjetër përbërës ushqimor tek i cili s’ ju ka shkuar mendja se mund të jetë ndihmë në forcimin e imunitetit.

Po flasim për sodën e bukës e cila sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, mund të luajë një rol në luftimin e inflamacionit në organizëm.

Si qëndron e vërteta?

Në një studim të vitit 2018 publikuar në Journal of Immunology, thuhet se soda e bukës ka veti antinfalamatore.

Gjithësesi ka disa mënyra të caktuara se si duhet ta përdorni atë për ta siguruar këtë efekt.

Konsumimi i një gote ujë me sodë të tretur për një periudhë të caktuar kohe ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve autoimmune, inflamacionin duke përfshirë artritin reumatoid.

Duhen rreth dy javë konsum të kësaj tretësire për të forcuar qelizat immune e për të çuar më pas në uljen e inflamacionit.

Soda e bukës gjithashtu është treguar për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tjera të tilla si urthi, problemet me stomakun dhe problemet me veshkat.

Sigurisht, s’ duhet të përdoret në vend të ilaçeve të tjera veçanërisht ato të përshkruara nga mjeku.

Gjithashtu mund të mos ketë të njëjtat efekte tek të gjithë pasi shpesh varet nga rrethanat dhe organizmi në të cilin vepron.

Mënyra e përgatitjes

Në 500 ml ujë tresni gjysmë luge çaji sodë buke dhe konsumojeni pak nga pak.

Në qoftë se s’ mund ta konsumoni të gjithë këtë sasi, specialistët ju sugjerojnë që ta përgjysmon, pra në një gotë ujë shtoni pak sodë buke dhe konusmojeni.

Këshillohet që ta ndiqni këtë rutinë për 2 javë dhe jo më shumë se 1 muaj.

Me gjasa do të përjetoni disa efekte anësore në stomak për shkak të veprimit të këtij përbërësi, gjithashtu evitoni edhe konsumimin e tij me stomak bosh./AgroWeb.org

okitask