Kur duhet dhe kur nuk duhet të shkoni në Emergjencë?


QKUK SHSKUK

Shkruan: Dr.Rushit Rimanishta

Emergjenca është për raste emergjente apo urgjente. Është për pacientë me smundje apo lëndime aq serioze të cilat po nëse nuk merr përkujdes të shpejtë apo intervenim të shpejtë nga personeli mjeksor, seriozisht të rrezikohet jeta.

Emergjenca nuk është për pacientë me dhimbje koke, me simptoma të gripit, nuk është për pacientë që kan temperaturë të naltë. Nuk është as për pacientë me dhimbje shpine e as të gjymtyrëve. Nuk është as për ata që kan probleme me gjumë.

Qytetarët duhet me ditë kët. Nëse nuk e dijnë, dikush duhet me i informue.
Në vende perendimore, se paku në shumë nga to, qendrat klinike kan krijue sisteme të prioritetit në hymje të emergjencës. P.sh. një möter medicinale me përvojë dhe e specializuar i pret në hymje secilin pacient dhe i merr në pyetje për telashet që kan.

Shih edhe:  Gabimet e mjekëve në Kanada shkaktojnë 28 mijë vdekje në vit

Nëse pacienti ka telashe që rrezikojnë jetën e shënon si prioritet 1 dhe sa ma shpejtë të është e mundur takon mjekët adekuat. Nëse vlerson se shqetsimi është shumë serioz por nuk ka rrezik akut për jetë, pacienti takon mjekët brenda 10-15 minuta dhe shenohet si prioritet 2.
Nëse pacienti ka shqetsime serioze por nuk është rrezik direkt për jetë, motra medicinale e shënon si prioritet 3 dhe pacienti takon mjekët brenda ores. Pacientët nën prioritet 4 mund të presin me orë të tana deri sa mjeku të jet krejtsisht i lirë dhe nuk ka ndonjë punë tepër të rendsishme.
Te gjith pacientët që vijn me shqetsime banale, me aso shqetsime që mund të trajtohen në shtepi të shëndetit, ata presin gjith natën dhe zakonisht në mëngjes u sygjerohet të kërkojnë ndihmë në shtëpi të shëndetit.

Shih edhe:  CDC has stopped counting every 'breakthrough' Covid infection in fully vaccinated people

Për kët kategori kujdesen që të presin në dhoma të pritjes të cilat nuk jan mjaft të ngrohta dhe me karrike jo ergonomike me qëllim që herën tjeter të mendohen mirë se a kan me kerkue ndihmë prap në emergjencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *