© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Seksi i mëngjesit është një nga mënyrat më të mira për ta nisur ditën me energji.

Po, seksi i mëngjesit përmirëson disponimin, rrit energjinë dhe ndihmon të përballoni punën në mënyrë më efikase. Përfitimet e aktivitetit seksual para kafesë së mëngjesit janë të shumta për lidhjen por dhe për përditshmërinë.

Lehtëson stresin

Arsyeja është e thjeshtë. Aktivitetet e këndshme si seksi priren të reduktojnë nivelet e stresit, duke na bërë të lumtur dhe produktivë gjatë gjithë ditës.

Gjimnastikë

Seksi i mëngjesit shpesh konsiderohet nga shumë njerëz si ushtrim. Mund të mos jetë njësoj si palestër, por studiuesit theksuan se gjatë saj trupi djeg… edhe 5 kalori/minutë.

Stimulimi i sistemit imunitar dhe humorit

Endorfinat e çliruara në trupin tonë luajnë një rol të madh në rritjen e humorit në mëngjes. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se marrëdhëniet seksuale mund të forcojnë sistemin imunitar duke aktivizuar mbrojtjen e trupit kundër baktereve dhe viruseve.

Eliksiri i rinisë

Dhe kush nuk do të dëshironte të dukej më i ri? Seksi i mëngjesit është padyshim përgjigja ndaj rinisë pasi çliron oksitocinë, β-endorfinë dhe hormone të tjera. Sipas studiuesve, çiftet që bëjnë seks tre herë në javë duken shumë më të rinj se ata që kanë më pak kontakte më rrallë.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.