Kur është koha që të shkoni në maternitet për lindje❓

Kur është koha që të shkoni në maternitet për lindje

🔶️Kontraksione ju do të keni gjatë gjithë gjysmës së dytë të shtatzënisë – këto quhen kontraksione Braxton Hicks. Këto nuk janë të rregullta.

🔶️Kur fillon procesi i lindjes kontraksionet fillimisht janë të buta, por me kalimin e kohës bëhen më të rregullta dhe gjithnjë e më të forta. Kontraksionet e shtyjnë kokën e bebes milimetër për milimetër teposhtë.

🔶️Lindja është proces i gjatë. Pjesa e parë quhet faza latente mund të zgjasë 1-2 ditë. Gjatë kësaj kohe hani shpesh dhe pini shumë lëngje (ujë ose lëngje frutash me shumë pak sheqer). Mund të bëni dush. Përpiquni që të pushoni; shtrihuni në krah.

🔶️Numëroni kontraksionet dhe kur ato të jenë të rregullta, të forta dhe kur të shfaqen çdo 5️⃣ minuta atëherë duhet të shkoni në maternitet. Kontraksioni konsiderohet i fortë nëse nuk mund të flisni nga dhimbja derisa zgjat kontraksioni.

Me ekzaminim vaginal vlerësohet hapja dhe rrafshimi i qafës së mitrës.

Poashtu, duhet ta kontaktoni mjekun ose të shkoni në spital nëse:

-fillon rrjedhja e lëngut amnial
-keni gjakderdhje nga vagina
-ju duket se bebja nuk lëviz
-keni enjtje të fytyrës dhe duarve
-keni mjegullim të të pamurit
-keni dhimbje të forta të lukthit
-keni kokëdhimbje
konvulzione

Burimi: Poliklinika “Dr.Memli”

61 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!