Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty



Shkruan: Merita Lekaj


Kur je me shëndet nuk i intereson askujt ndërsa kur je i sëmurë interesohen të gjithë për ty
Kjo është dyfytyrësia e rradhës e popullit tonë. Kur je me shëndet të mirë askush nuk interesohet për ty ndërsa po u sëmure atëherë të gjithë interesohen për ty miqtë dhe armiqtë.
Kjo gjë më së shumti vërehet tek qendrat e ndryshme të mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në QKUK, gjendje e cila tregon për ndërgjegjen e fëlliqur, të baltosur që po vazhdon të praktikohet çdo ditë e më shumë nga qytetarët tanë.
Një familjar të sëmurë e shoqërojnë 5 deri 10 persona ( ka pasur edhe 20 e më shumë) dhe të gjithë rrinë dhe bëjnë presion mbi personelin shëndetësor duke e penguar punën e tyre dhe duke komplikuar shëndetin e familjarëve të tyre. 
Janë po ata persona që ndoshta e kanë shkaktuar gjendjen e rënduar shëndetësore të familjarit të tyre dhe tani dëshirojnë të gjejnë shfajësim tek personeli shëndetësor.
Saherë që shkon njeriu në qendrat e mjekësisë familjare çdokush mund të shikon se këto qendra janë të stërmbushura me njerëz të profileve të ndryshme dhe kur i shikon të mbushet mendja që asnje qytetar shqiptar nuk gëzon shëndet por të gjithë janë të sëmurë. Por në fakt për një njeri kanë ardhur 5 deri 10 persona të cilët qëndrojnë afër familjarit të tyre sa për t’a pastruar kinse personalitetin e tyre dhe për të mos hyrë në “gojën e botës”.
Kjo gjendje duhet të ndryshoj dhe duhet të pastrohet personaliteti i përbaltosur i pjesës më të madhe të atyre që e shoqërojnë familjarin e tyre për të kërkuar ndihmë shëndetësore në qendrat e ndryshme të trajtimit të sëmundjeve. 
Vizitojeni familjarin tënd derisa është në gjendje të shëndoshë sepse kur sëmuret e vizitojnë të gjithë…madje edhe armiqtë.

Shih edhe:  Ja sa përqind e stafit të QKMF-së në Prishtinë e kanë kaluar Covid-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *