Kur ju duhemi jemi heronj e kur s’ju duhemi na trajtojne si kriminelë
Shkon në bankë jashtë orarit për të kryer një punë të rëndësishme, e gjen derën e mbyllur. Nuk krijon drama, kthehesh ne shtëpi, fajson veten pse nuk mbrrive nê kohë.
Të duhet një dokument i rëndësishem në Komunë, është ora 15:55, zyrtarja mbyll sportelin dhe të thot: “për sot u kry, ejani neser!”. Ti prap fajson veten që për pak nuk mbrrive me kohë.
Në Ministri sa herë mbetësh pa kryer punë, se për pak nuk e mbrrin orarin e caktuar te punës me palë. Të nesërmen “vizatohesh” para orarit.
Te grimerat e frizerat, në terminin e caktuar javë më parë, “thyejm këmbët” për të mbrritur me kohë, sepse në të kundërtën klienti i radhës ta zenë terminin e shumëpritur dhe ti kthehesh në shtëpi duke fajsuar komunikacionin e dendur pse te vonoj.
Eh, po nëse vonohemi te mjeku e ai mos e bo Zot nuk është duke na pritur, plasë belaja. E shaj e i bërtas pse jam vonu, e mar telefonin e incizoj, e postoj ne portale, dhe lajmi merr dhenë. Njerëzit shajnë e hedhin vrerë mbi mjekët, mbi “kriminelat” e shoqërisë. Po si guxon mjeku mos të jet në shërbim të qytetarit 24 ore/7 ditë në javë, mjeku nuk guxon të haj as të pijë në orar të punës, nuk duhet të ketë familje as obligime familjare, vetë e ka zgjedh profesionin human! /Dr.Albana Krasniqi