Kur mua më kafshoi qeni, e sistemin shëndetësorë injoranca e mos përfillja për pacientin


loading...

Të të sulmojnë qentë në mes të Prishtinës është më se e zakonshme. E të sulmojnë po të njëjtit, para QKUK-së, është “fat” se e ke dy minuta afër  emergjencën  për tretman. Por, rrallë kush e sheh si jonormale që qentë endacakë të atakojnë para vendit ku ti nevojitet të ndjehesh e sigurt.

Orët  pas orës 17:00 të ditës së mërkurë, janë vetëm disa nga minutat më të gjatë , stresues e tronditës e dëshpërues të një qytetareje të Prishtinës.

Para objektit të Ortopedisë së re, aty ku njerëzit shkojnë me probleme të gjymtyrëve, e ikja  e furishme nga qentë është lëvizja e fundit që mund të bësh, një turmë qensh endacakë fatkeqësisht më sulmuan mua që mund të vrapoj, e fatmirësisht s’ sulmuan dikënd që s’ do të ishte në gjendje të vrapoj ose bërtas.

Pesë ose gjashtë qenë që veç se janë banorë të  oborreve të QKUK-së, për një moment  u vërsulen drejt meje, prej të cilëve reaksioni im i parë si një person që i do kafshët, ishte “s’ më sulmojnë, se s’ i ngacmova, e as s’ vrapova.” Por, pas këtyre hamendësimeve, vërsulja e tyre më bëri që të bërtas për ndihmë sa të dëgjohem “në qiellin e shtatë.” Gjithçka çka mbaj në mend nga ai moment është se nga kafshimi i njërit nga qentë në rroba, u rrëzova dhe e pashë veten  të rrethuar me miq të rinj të cilët fatkeqësisht, mungesa e një strehimore të premtuar në Prishtinë i kishte lënë barkun zbrazur, e mua më kishin parë si ushqim të tyre.

Fatmirësisht, britma ime kishte mbërritur në veshët e vizitorëve para Repartit të Ortopedisë së Re. Një grua dhe burrë në moshën mesatare, dhe dy djem të rinj, në atë moment u shndërruan në njerëzit më të afër të jetës time. Aq sa më kujtohet, ata i trembën qentë dhe unë e pashë veten në duart e tyre, me këmbë e duar të përgjakura, me një plagë nga qenët( të cilën vonë e evidentova)  e dy plagë nga rrëzimi në tokë, dhe me një tronditje e panikë të madhe.

Plagët janë detaji i fundit që e vëren në atë moment, thjesht një psikologji e shkatërruar është plaga më e keqe që mund të marrësh. Pikë së pari nga frika, së dyti nga tronditja, dhe së treti nga rreziku që të kaplon në mes bashkëvendas që e konsideron shtëpi tënde.

Falë, vullnetit të mirë të njerëzve të mirë që së pari më shpëtuan, u kujdesën për mua, më pastruan sytë, më kapën, më i mbajtën gjërat e më japën kurajon më dërguan deri në ortopedi që të marr ndihmën e parë. Dy nga ta, dy djemtë, qëndruan me mua e u kujdesën, derisa motra ime erdhi afër meje.

Vlen të ceket, e të stërceket, sjellja e  stafit mjekësor karshi kësaj situate. Në një situatë kur s’ je në gjendje të mendosh arsyeshëm, kthjelltë, e je e tronditur, gjëja e fundit që të nevojitet është edhe një sjellje injorante e stafit mjekësor. Në ortopedi jo që s’ më japën ndihmë por e morën aq të parëndësishme, normale sa që më “përzurën” të marr ndihmën në emergjencë. Në një situatë si kjo pandemike, kafshimi nga qeni mund të jetë problem i fundit për një mjek i cili kalon me orë të tëra mbrenda mureve të spitalit, por kjo s’ e arsyeton sjelljen injoruese karshi një personi që është pre i një tronditje, sa e vogël aq edhe e madhe të jetë. Fundja, askush prej qejfi s’ shkon në spital.

E në emergjencë, fjalia e parë që e dëgjon prej sigurimit ishte “Hajt se sen s’ u bo, çdo ditë ka njo e han qishtu.”. Situatë  e cila ka kaluar në normalitet. E  pastaj të ndeshesh me një staf që të lidh plagët ende pa u evidentuar se a janë plagë kafshimi apo gërvishtje të rrëzimit, për të cilat s’ e dija as vet nga tronditja. Gjithçka aq formale, një mbështjellje e plagëve, një konsultim sa “për sy e faqe” me psikiatren dhe mbyllet historia së bashku me hapjen e saj në sportel.

Pastaj, i erdhi koha mjekut që të vij edhe të i kontrolloj plagët e mija të mbështjellura sa të më jap një raport. Më vonë mësova shumë mjekët në Emergjencë  s’ më dhanë vaksinën kundër tërbimit e cila domosdoshëm merret pas kafshimit të qenit e as s’ më dhanë antibiotik për të mjekuar infeksione të mundëshe.

Pas deklaratës në Polici, u ktheva në banesën time në të cilën e vërejta atë që se kishte vërejtur ai që më kishte fashuar plagët, kafshimin e qenit.

Në gjendje paniku, kur ende s’ ke ardhë në vete, merr telefonata nga familjar e miq që kanë pasur përvoja me mesazh të qartë duhesh të vraposh nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare të marrësh një vaksinë kundër tërbimit.

Nga banesa e traumatizuar pa pushu nisem sërisht për në kontrollin e tretë tek mjeku deri tash të gjith më kishin injoruar dhe udhëzuar veç shko në shpi.

Në Qendër Familjare në Dardani s’ më marrin shumë tentojnë të më rikthejnë në emergjencë derisa gjoja janë kontrolluar atje.

Pas një insistimi më kontrollon  mjeku i radhës këtë herë u evidentua që është kafshim dhe nevojitet të merret vaksina kundër tërbimit në Infektivë.

Dilema e radhës është të sqarohet se ku të marr vaksinën në QKMF më thonë se nevojitet të kthehem në Klinikën Infektive.

Vrapoj, në Infektivë, kot.  Në mesin e rasteve me COVID-19, një kafshim i qenit është pikë në oqean. Përgjigja është shumë e thjeshtë “A s’ po na sheh si jemi a? s’ japim vaksina ne këtu”.

Kur kanë kaluar katër orë dhe jam endur tek katër klinika e ambulanca e jam kontrolluar nga 4 mjekë e infermier kthehem në banesë prap me terapinë e njëjtë “Shko në shpi pusho se të kalon”. s’ kam marrë antibiotik s’ kam marrë as vaksinën e domosdoshme.

Me shum shqetësim marr telefonatë nga kolegu ka nënën mjeke dhe din për rrezikun që mund ta pësoj nga kafshimi i qenëve të tërbuar.

Me mirësi në telefon mjekja familjare poashtu nga Prishtina udhëzon që të shkoj të blejë vaksinën në barnatore dhe të shkon në QKMF dhe ta marr se kështu lejonjë procedurat.

Përfundimisht në mjekun e pestë familjar i kolegut marr diagnozën dhe udhëzimin se çka të veproj me një kosto prej 17 eurosh e blejë vaksinën dhe në orën 23 pas 6 orësh ecje për 5 minuta vaksinohem në QKMF-në kryesore të Prishtinës.

Dilema gjatë tërë natës ishte e thjeshtë pse në Emërgjencë s’ më than shko bleje vaksinën dhe historia do përfundonte aty. Pse nevojitet pacienti ti kaloj gjashtë mjekë për ta marrë një terapi kaq të thjeshtë.

Si një 20 vjeçare pas 20 viteve jetë, prej të cilave shumë pak i kam kaluar spitaleve, e pashë sa të rëndësishëm e të parëndësishëm mund të jenë njerëzit. Në vendin ku duhesh të jesh e sigurtë, je më e pasigurta, aty ku nevojitet të jesh e rëndësishme, je më e parëndësishmja dhe më e keqja njerëzit vazhdojnë ta marrin situatën si të mirëqenë.

Sa do që njerëzve do i dukej pak, një eksperiencë e tillë, nesër për dikë mund të mund të përfundojë me fatalitet ose me pasoja të mëdha fizike e psikologjike.

 

 

 



Related posts:

Vdes kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna
Gati gjysma e shkollave në botë kanë mungesë të ujit dhe sapunit për duar
Shqiptarë, në të katër anët e botës, jetojnë edhe atë që quhet “Ëndrra e Alaskës”
Reagojnë 'Pishtarët', pasi KELKOS mirëpriti nismën për formimin e komisionit hetimor për Hidrocentra...
Ulet nën 1 milion numri i amerikanëve që pretenduan se janë të papunë
Kuvendi zgjedh katër anëtarë të Bordit të RTK-së
Si ta dekoroni shtëpinë në stilin minimalist – madje duke kursyer deri në 60%!
Zyrtare: Albian Ajeti pjesë e skuadrës së Celtic
Katër çajrat më të mirë që nevojitet t’i pini kur kërkoni të humbni peshë
Doktori pretendon se kriteret e konkursit për specializime po përdoren për manipulime
Qeveria ndau 24 milionë euro për subvencionim të pagave të punëtorëve
Fadil Miftari dhe Ilir Bytyçi zgjedhen anëtarë të Bordit të RTK-së
Qeveria aprovoi planin prej 365 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike
Kelkos Energy mirëpret krijimin e komisionit parlamentar për hidrocentralet
Shkup, Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
14 anëtarë synojnë bordin e RTK-së
Më shumë se 6 milionë raste aktive me COVID-19 në nivel global
ShBA-ja vazhdon të jenë vendi më i prekur në botë me COVID-19
Luan Gola emërohet zv/ministër i Shëndetësisë
Barcelona do ia “nxijë jetën” Bayernit
Fshati që jeton nga mjedrat
Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike për paqe
Aksident i rëndë te 'Kroi i Mbretit'
Kryeprokurori me shtëpi me vlerë 220 mijë euro
Regjistrimi i veturave, deri më 31 gusht suspendohet pagesa e tatitmit në pronë në Prishtinë
MSh-ja hedh poshtë informacionet se Kosova është e para në botë për vdekje nga COVID-19
Të rinjtë që përdorin cigaret elektronike, më të rrezikuar nga COVID-19
Slloveni, Pompeo nënshkruan deklaratën mbi teknologjinë 5G
Pasuria e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor
Nënkryetari i Gjykatës së Prishtinës me 100 mijë euro kredi në bankë
VV fton në interpelancë Agim Veliun për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë
Ministri Mustafa thotë se është dyfishuar buxheti për pagesat direkte për bujqit
Sa ka pasuri Kryeprokurori i Prishtinës?
KFOR-i dhe Policia planifikojnë bashkëpunim për siguri në zonën e Kamenicë   
Kryeprokurori me piktura në vlerë prej 15 mijë eurove
8 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19
Nis nga fillimi gjykimi i të akuzuarit për vrasjen e burrit në Rahovec
Pas 100 ditëve pa virus, Zelanda e Re regjistron raste të reja me COVID-19
Aksidentohet djali i presidentit Hashim Thaçi
Prishtina e Peja prijnë me raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
205 persona të shëruar në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit
Paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj të miturave në Prishtinë
193 raste të reja me COVID-19
Kryeministri Hoti “i lut” qytetarët t'i respektojnë masat e Qeverisë
Shoqëria Civile kërkon nga PDK-ja që ta tërheq Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së
Zgjedhen anëtarët e Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës
Kosova e para për numrin e vdekjeve në botë, kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së
E befasishme mënyra e tretmanit të projektligjit për UÇK-në
Rregullat e reja për hyrjen në Gjermani për partnerët e pamartuar
Gjilan- arrestohet dhe paraburgoset i akuzuari i që i ikte drejtësisë tash e 11 vjet
Arrestohet ish- ministri Numan Baliq për ngacmim seksual
Anti-korrupsioni konstaton se Zenun Halili ka konflikt interesi në konkursin për rektor
Merkel e Erdogan do të bisedojmë për tensionet Turqi- Greqi
Këshilli Rajonal i Abrucos votoi njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare
50 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, një në intubim
Qindra të vdekur për shkak të dezinformimit për COVID-19
Presim ta kemi vaksinën anti-COVID në muajt e ardhshëm
Gashi e Shala dalin kundër Isa Mustafës, votojnë projektligjin për UÇK-në
Dënohen katër të akuzuar për incidentin me armë në Pejë
Gjakovë, grumbull njerëzish në qendër për pakon ekonomike (FOTO)
s' kalon projektligji për vlerat e UÇK-së
Komuna e Lipjanit hap sheshin dhe vendet tjera publike për qarkullim
Grumbull i madh i njerëzve para postës në Prizren
Burrë e grua arrestohen për rrahje të prindërve të burrit
Prishtinë, arrestohet i dyshuari pasi rrahu nënën e tij
Ministri Anschober: Vaksina e Putinit për Austrinë s' vjen në pyetje
Prishtinë, polici arrestohet për kontrabandë me mallra
IPK arreston rreshterin e policisë për kontrabandë me mallra
Sekuestrohen drogë e para brenda një veture në Mitrovicë
Nagavci i reagon Thaçit për ndejën me shahira në kohë të pandemisë
Gjakovari arrestohet pasi mblodhi 70 persona në aheng familjar
Detaje se si pasagjeri i mori taksistit veturën dhe u largua
Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇ...
Vdes ish-drejtori komunal i Malishevës, Hajrullah Mazreku
Irani paraqet një kërcënim të vërtetë për Europën
PSG kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi përmbysi rezultatin ndaj Atalantës (VID...
Prokurori: 15 dhe 13 vjet burg për kosovarin dhe zviceranen që torturuan fëmijët
Lul Raka tregon Po qe se nevojitet hapur shkollat në shtator
Mos i besoni askujt se Perëndimi po dështon
Atalanta po e mposht Parisin (VIDEO)
Ministria e Finacave u dërgoi gabimisht qytetarëve mesazhe telefonike për pagesat nga pakoja emergje...
Në kohë pandemie, presidenti Thaçi në ndejë me shahira
UEFA ndëshkon kampionët e Kosovës, Drita humb ndeshjen në tavolinë
Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit është joetik
Anketë: Çdo i dyti austriak dëshiron javë pune prej 30 orëve
Instituti i Shëndetësisë publike apelon për kujdes nga temperaturat e larta, rekomandon 10 masa mbro...
Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit
Isa Mustafa i bindur se koalicioni me AAK-në është stabil
Arbërishtja bëhet gjuhë zyrtare në rajonin italian Abruzzo
Isa Mustafa kërkon që PDK ta tërheqë Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së
Itali: Njoftohen qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë
Kujdes me Ligjin për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së
Ministrja e Financave tregon se kujt sot iu realizuan pagesat nga Pakoja emergjente
Kirurgu kosovar apel Qeverisë: Shtojeni dozën sa s'është vonë!
Bajrami tregonpër pagesat që ka kryer sot Ministria e Financave
Gjermania regjistron rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19 në disa muaj
Fluturimet e "Austrian Airlines" nga Aeroporti i Prishtinës po realizohen me ritëm të lartë
Nga sot ka nisur projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve
Kuvendi nesër vazhdon me seancë plenare
Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *