© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

KUR PADREJTËSITË BËHEN NË EMËR TË DREJTËSISË!

Shkruan: Vendenis Lahu – Deputet

I tillë është rasti me arrestimin e mjekut pulmolog në QMF-në e Podujevës. Është i ngutshëm, i padrejtë, i paligjshëm dhe i papranueshëm arrestimi i doktorit pa sqarimin e rrethanave të plota në të cilat ndodhi gjithë ajo situatë e pakëndshme të cilën e pamë, dhe pa konstatimin objektiv të konsumimit të veprës penale të mosofrimit të ndihmës mjekësore, për të cilën edhe është arrestuar.

Nuk mund dhe nuk duhet të arrestohet asnjë qytetar, mbi paragjykime dhe pa bazë ligjore, e aq më pak një doktor në vendin e tij të punës.

Oraret dhe vendet ku ofrohen shërbimet e caktuara, në kohë të caktuara, përcaktohen nga Organet e QKMF-së.

Për trajtimin e shkeljeve të etikës dhe deontologjisë mjekësore është Oda e Mjekëve organi kompetent.

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.