Kur prindërit e fëmijës nuk insistojnë në injeksione dhe pranojnë trajtimin tonë

Shkruan:Dr.Besnik Ibishi

loading...

Gjate kujdestarise , rreth ores 23:00 i shoqeruar nga prinderit sillet nje femije moshes 4 vjecare.Ankesat kryesore temperatura e larte, rreth 40 celsius, ne ekzaminim shihet nje fyt i skuqur dhe femija i lodhur.Nena e shqetesuar tregon se femijes i eshte dhene sirup brufen per ulje te temperatures, por pa sukses.Ne i treguam per mundesit qe kemi per te menaxhuar temperaturen dhe vendosem qe femijun te mbajme ne ambulant dhe te percjellim temperaturen.

Pasi barnatoret ne ate kohe ishin te mbyllura, prindi shkon ne shtepi, merr sirupin brufen qe kishte perdore femija dhe nen kujdesin tone i aplikohet dhe percillet gjendja per 30min.
Kohe pas kohe behet matja e temperatures dhe vrehet renje graduale, pasi nena nuk ka lexuar sakt udhezimin e perdorimit te sirupit, i ipet sqarim per dozen dhe kohen e aplikimit te sirupit qe e posedon ne rastet e temperatures se lart…

Pasi qe prinderit nuk insistojne ne injeksione dhe pranojne trajtimin tone dhe te percjellim gjendjen nga afer, vrejme nje renje graduale te temp.ku ne leshim nga afer 40 zbret ne 38.6 dhe leshohet per ne shtepi dhe udhezohet qe gjate gjate nates te percillet temperatura dhe te aplikohet sirupi sipas udhezimit tone dhe te rikthehet ne rikontrolle.

Nje menaxhim i mire dhe pandikim, padyshim e shpetoje femijun nga shperthimi i kote me injeksion 😊

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *