KURTHET E JETËS
Shpesh vehten pyes,
shpesh më pyesin mua,
pse njerëzit sot
aq shumë kanë ndryshuar?!
Pse aq egërsisht jeta
na ka sfiduar?!
Si u bë që antivlera
të shitet si vlerë,
pse u bë vështirë
të jetosh me nder?!
Pse ndershmëria sot trajtohet naivitet,
e idealet “budallallëk”!?
Dikur kur ushqeheshe
të bëftë mirë të thoshin,
sot me mujt nga goja
kafshatën ta heqin.
Turpi vlerësohej kategori etike,
krenaria ishte vlerë vërtetë fisnike,
sot gënjeshtrës i besohet
më shumë se të vërtetës ,
në çdo hap të sfidojnë,
kurthet e jetës.
QM
14.03.2022