Kurti i la pa punë edhe koordinatorët e Haradinajt

Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj do të mbahet mend përveç tjerash edhe si ekzekutivi me kabinetin më të madh në historinë e institucioneve të Kosovës dhe jo vetëm, por edhe në rajon.
Gjatë qeverisjes së kaluar kishte numër të madh të ministrave, mandej shumë më shumë zëvendësministra dhe kësaj armate në ndërkohë iu shtuan edhe disa koordinator.
Krahas rreth 80 zëvendësministrave, kjo qeveri më 16 mars 2018 kishte filluar emërimin e disa koordinatorëve nacionalë për çështje të ndryshme.
Mes tyre bënin pjesë Besnik Tahiri – koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugova – koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Rexhep Hoti – koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Avdullah Hasani – koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, Burim Ramadani – koordinator Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO, Fatos Makolli – koordinator kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmi e Jahja Lluka – koordinator për persona të pagjetur.
Disa nga këta koordinator gjatë qeverisjes së kaluar gjetën punë në tjera institucione, kurse shumica deri në ditët e fundit morën rroga e punuan si koordinator.
FaktePlus ka kontaktuar me Rexhep Hotin – koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, për ta pyetur nëse ende është duke marrë rrogë e punuar si koordinator.
Por, Hoti nuk ka dashur të flas.
“Nuk kam koment për këtë çështje”, tha shkurt Hoti, duke mos dashur të jap asnjë sqarim.
Redaksi ka provuar të kontaktojë edhe me koordinatorët e tjerë, por ata kanë qenë të paqasshëm.
E gjithë këta koordinatorë kishin të drejtë t’i emëronin edhe nga tre këshilltarë dhe një asistent.
Këta koordinatorë u panë si të nevojshëm nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se do t’i bashkërendonin e koordinonin punët në bashku me ministrat.
Kurse shumë analistë u shprehën së punët e tyre do të mund t’i kryenin zëvendësministrat dhe koordinatorët u panë vetëm si barrë për buxhetin.
Kjo për arsye se paga e tyre mujore arrinte 1270 euro, e njëjtë me të një ministri.
Megjithatë koordinatorët arritën t’i kryenin disa punë, shkruan FaktePlus.
Nën organizimin e Rexhep Hotit u organizua ‘Gara nacionale e Diturisë’, në nivelin e arsimit parauniversitar, e cila megjithatë u cilësua e dështuar për shkak të gabimeve dhe pasaktësive të shumta në pyetje.
Po ashtu nga koordinatori Avdullah Hasani u themelua një Task-Forcë kundër narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla.
Ndryshe, kabineti i qeverisë së tanishme të drejtuar nga Albin Kurti ka bërë të ditur se do t’i ketë 15 ministri e 33 zëvendësministra.
Anton Quni do të jetë Ministër i Mbrojtjes, Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë, Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë, Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim, Agim Veliu – Ministër i Brendshëm dhe Administratës Publike, Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport, Ministria e Punëve të Jashtme do të drejtohet nga Glauk Konjufca, Ministria e Drejtësisë nga Albulena Haxhiu, Ministria e Financave dhe Transferve nga Besnik Bislimi, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjikë nga Rozeta Hajdari, Ministria e Shëndetësisë nga Arben Vitia, Ministria e Integrimeve Evropiane nga Blerim Reka, Ministria e Administratës nga Emilia Rexhepi, për komunitete e Kthim do të jetë Dalitbor Jetvic kurse për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic.
Zëvendësministër deri më tani është emëruar vetëm Xhelal Sveçla. Ai do të jetë pjesë e ministrisë së Brendshme dhe Administratës Publike./FaktePlus
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *