Kurti: Nga java e ardhshme do të vijë një pjesë e kontigjentit me vaksina të premtuara nga BE për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një pjesë prej 95 mijë vaksinave të premtuara nga BE do të vijnë javën e parë të muajit maj.

Kurti ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave që erdhën si ndihma është shpenzuar dhe Kosova s’ ka vaksina anti-Covid për momentin për të vaksinuar qytetarët.

Kurti që po qëndron në Bruksel ka bërë të ditur se është takuar me kreun e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe ka treguar se njëra prej temave që është diskutuar është edhe ndihma me vaksina.

“Kemi folur edhe për sigurimin e vaksinave. Ne jemi shteti i vetëm europian që s’ kemi marrë vaksina nga Kina dhe Rusia. Kontingjenti i parë që erdhi me ndihma nga Covax kishte 24 mijë vaksina. Ato kanë mbaruar. Tani folën me zonjën Von der Leyen e cila na premtoi edhe 95 mijë vaksina të cilat, një pjesë e tyre do të vijë javën e ardhshme”, tha ai në intervistë për RTK-në nga Brukseli.

Shih edhe:  Gruaja pretendon se është rrëmbyer nga alienët, thotë se ka dhe fakte

Tutje ai tha se kjo do të ndihmojë shumë në sektorin e shëndetësisë, mirëpo edhe në ekonomi.

“Javën e ardhshme. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe shëndetësinë. Kështu do të kontribuohet edhe në zhvillimin sektorit publik, përvecse në sektorin e shëndetësisë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *