Kush do të pësojë nga Ligji për pagat

Rreth 23 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore të Kosovës, po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur më Ligjin e ri për paga, i cili është miratuar në shkurt të këtij viti, kurse ka hyrë në fuqi më 2 nëntor të këtij viti.

Sipas këtij ligji, rreth 70 për qind e punëtorëve në sektorin publik, nga muaji dhjetor pritet që të marrin pagat në rritje.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha se shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Ai tha se me Ligjin e ri për pagat, shërbyesit civilë mbesin në koeficientin shumë të ulët, respektivisht rritje të vogël të pagave. Ai kërkon që shërbyesit civilë të sistemohen mbi bazën e kontributeve të punës dhe pozitës që kanë në vend të punës.

“Pakënaqësitë e shërbyesve civilë kanë filluar të shprehen, por fillimi i pranimit të pagave do të manifestojë me një pakënaqësi shumë të madhe sepse dihet dallimi i madh i pagave në mes shërbyesve publikë në përgjithësi. Ata janë të pakënaqur sepse në kuadër të shërbimit civil ka shumë sektorë që bëjnë punë profesionale dhe mbi bazën e Ligjit të profesioneve ata do të duhet të paguhen sikur sektori tjetër i shëndetësisë dhe i arsimit”, tha Zymberi, transmeton Radion Evropa e Lirë.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë, sipas Zymberit, është 370 euro në muaj, kurse me ligjin e ri, disa nga shërbyesit civilë pagat mund të marrin një rritje për 40 euro në muaj.

Kjo sindikatë edhe para nënshkrimit të Ligjit për pagat, më 2 shkurt të këtij viti, ka mbajtur disa greva, ndërkohë që kishte kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që të mos e ratifikojë Ligjin për paga.

Zymberi tregon se sindikata kishte deponuar edhe një ankesë zyrtare në lidhje me Ligjin për pagat tek institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë.

Përveç Sindikatës së Shërbyeseve Civilë, Avokati i Popullit në Kosovë, deri më tani ka pranuar edhe 17 ankesa tjera lidhur me Ligjin për pagat në sektorin publik, ku nuk përfshihen vetëm sindikatat, por edhe grupe ankuesish të ndryshëm të cilët konsiderojnë që Ligji për pagat ndikon negativisht në interesat e tyre.

Këtë e ka konfirmuar , Avokati i Popullit, Hilmi Jashari duke thënë se “ankesat e paraqitura tek Avokati i Popullit janë të ndryshme, varësisht nga pozita dhe institucionet që kanë paraqitur ankesë, përmes së cilave shfaqen pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligjin për pagat në sektorin publik”, tha Jashari.

Mursel Zymberi, ndërkaq thotë se trajtimi diskriminues i institucioneve shtetërore ndaj shërbyesve civilë do të ndikojë edhe në punën e sektorëve të tjerë.

“Më këtë trajtim që i kanë bërë institucionet shtetërore shërbimit civil, sigurisht që ky shërbim nuk do të jetë në nivelin e detyrës. Nëse nuk e kemi shërbimin civil në nivel të detyrë, nuk mund të themi se kemi një shtet të mirëfilltë sepse as gjykata, as policia, prokuroria dhe as shëndetësia nuk do të mund të funksionojnë pa organizatë të mirëfilltë”, tha ai.

“Pengesat këtu do të ndodhin sepse tashmë ka filluar të proklamohet nga gjykatat se pagat e tyre do të shkojnë deri në 2000 mijë euro, kurse zyrtari për shërbime sociale i cili jep raporte dhe mendime profesionale, do të ketë pagë 400 euro. Kjo nuk do të ndodhë, kjo s’do lejohet dhe sigurisht që nuk do të lejohet”, tha Zymberi.

Sidoqoftë, në Ministrinë e Financave, zyrtarët e saj kanë konfirmuar se nga muaji dhjetor do të zbatohet Ligji për pagat dhe se pagat e kategorive të përfshira do të dalin me rritje nga dhjetori.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta. Paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 ishte 573 euro.

Sipas Ligjit të ri, paga mujore më e ulëta është ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 euro është paga e mësimdhënësve të shkollës se mesme, profesori i universitetit do të marrë 1 505 euro, kryeprokurori 1 912 euro, kryeministri 2151 dhe presidenti i Kosovës nga muaji dhjetor do të marrë pagën mujore në vlerë prej 2390 eurosh.

Kështu paraqiten pagat bazë dhe nuk përfshihen kompensimet shtesë, si puna jashtë orarit ose rrezikshmëria.

Sipas ligjit të ri, paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë të një funksioni apo pozite të caktuar. Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), të shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë (69) nivele të koeficientëve.

Koeficienti më i lartë është 10, pozitë kjo që e mban vetëm presidenti i Republikës së Kosovës, më pas është niveli i 9, ku bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në koeficientet nga 1.85 deri 2.25 janë pozita të ndryshme të shërbyesve civilë, nga 2.5 deri në 5 janë përfshirë nga infermieri e deri te mjeku specialist.

Ndërkaq, më poshtë në pozitat nga 1.7 deri në 2.5, përfshihen përfaqësues të sistemit arsimit, bashkë me edukatorët e kopshteve deri te drejtorët e shkollave të mesme.

Related posts:

Mendim Rugova blen veturë 20 mijë euro
Bordi i emëruar nga qeveria Kurti e quan të “paarsyetuar” vendimin për shkarkim nga qeveria Hoti
Turqi, protestë kundër dhunës ndaj grave
Për ndonjë ditë 66 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës
Biden do ta pranojë online nominimin për president
Dy pacientë në intubim në spitalin e COVID-19 në Vushtrri
Moti sot në Kosovë
Kosova nis negociatat rreth vaksinës për COVID-19
Vdes një i ri nga Shtimja si pasojë e COVID-19
Zaev u takua me Ahmetin, Selën dhe Gashin, negociohet shumica e re larg syve të opinionit publik
Në Turqi protestohet kundër dhunës ndaj grave
Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë pretendimin e Trumpit për Bejrutin
Facebook prezanton klonin e TikTokut, Instagram Reels
specialisti kosovar shpjegon ç’është nitrati i amoniumit që shkaktoi shpërthimin shkatërrimtar në Be...
Pasuria e Drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës
Drejtoresha e shërbimeve njerëzore në polici, mori avanc mbi 3 mijë euro për udhëtimet në SHBA
Gjilanasja: Virusi s' është rrenë, po e provoj në lëkurën time
Virusin e kam zënë hajgare, shumë i vështirë është
Drejtori i Hetimeve në Policinë e Kosovës mban mbi 28 mijë para kesh në bankë
Gjilani vazhdon kontratat me Gerhard Prognin dhe Fiton Hajdarin
„Tour de Suisse” e motoristëve shqiptarë, në kohë pandemie
Spanja regjistron rekord të të infektuarve me COVID-19 prej përfundimit të izolimit
Pasuria e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës, afër gjysmë milioni
Junik – Qindra hektarë kultura bujqësore janë dëmtuar nga breshëri – FOTO
Pandemia “gëlltit” investimet e huaja në Kosovë
Pompat e karburanteve, ku mund të furnizoheni më së liri në Austri
Rogovë e Hasit, kabllot bien për toke pas rrëzimit të shtyllës elektrike
Haradinaj- Stublla nis ndryshimet në misionet diplomatike
Presidenti Thaçi tani apelon që të gjithë t`i respektojnë masat anti COVID-19
Pasuria e U.D të kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës
KFOR i përgjigjet një kërkese urgjente të QKUK-së për ilaçe kundër helmimit
Zëvdendësdrejtori i policisë mban në bankë 45 mijë euro kesh
​Mali i Zi shënon numrin më të madh të viktimave nga COVID-19 brenda një dite
Labinot Tahiri shpenzon 107 mijë euro në vetura në vitin 2019
Lista e pasurive milionëshe të Behgjet Pacollit
Daut Haradinaj merr borxh tek familja e gruas për shtëpinë
Rreth 10 milionë afganë besohet se kanë qenë të infektuar me coronavirus
Pasuria e Drejtorit të Antidrogës në Policinë e Kosovës
Endrit Shala vozitet me veturë më të shtrenjtë se shefi i tij Fatmir Limaj
Albin Kurti me vetëm 934 euro në bankë
Në Klinikën ku trajtohet Coronavirus oksigjeni bartet me dorë pasi mungon sistemi
Sa kushton BMW e Fatmir Limajt?
Sjellja skandaloze e Zemajt për barnat rikthen krimin dhe korrupsionin në shëndetësi
Kadri Veseli rrit pasurinë, blen banesë 85 mijë euro
Në Burgjet e Kosovës, janë të infektuar 19 zyrtarë dhe një i burgosur me COVID-19
Të flesh në një tendë në formën e një pike – kampingu interesant në Belgjikë |Revista Monitor
Kadri Veseli rritë pasurinë blenë banesë 85 mijë euro
Aksionet e Mërgim Lushtakut në 4 biznese kursen 45 mijë euro në bankë
Anton Quni e shet veturën BMW X5
Sa fiton brenda vitit Kryeministrit Avdullah Hoti
'Zërat e shuar' të grave në 'veshët e shurdhër' të drejtësisë
Kontrata e dyshimtë, QKUK-ja s' i ndal tenderët për COVID-19 përkundër donacioneve të shumta
Kërkohet krijimi i trupës së qëndrueshme të aktorëve në Teatrin 'Dodona'
Fillon punën Bordi i përkohshëm i KRU "Prishtina"
Qeveria e Serbisë planifikon hapjen e një laboratori të testimeve për COVID në Kosovë
Qeveria e Serbisë planifikon hapjen e laboratorit të testimeve për COVID në Kosovë
Arsyetimi i Gjykatës për dënimin me gjobë të asamblistes së Gjakovës
Ditë e zezë, 15 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Hashim Thaçi “vajton" bujqit pas dëmeve të pësuara nga reshjet e fundit
Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në disa zona
Vdiq gazetari Nexhmedin Paloja
Gjakovë, kthehet në rigjykim rasti i katër të akuzuarve për grabitjen e 2,500 eurove
Qytetarja nga Peja paradite del negativ për coronavirus, pasdite IKSHPK ia ndërron rezultatin
Paradite negative me coronavirus, pasdite IKSHP ia ndërron rezultatin
Polici i Kosovës suspendohet, në orar të punës shkoi në motel
I emëruari për ambasador të ShBA-së në Gjermani kritikoi përfshirjen e administratës Klinton në luft...
156 persona shëndetësohen nga COVID-19
3862 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Komunat e prekura sot nga COVID-19
Dyshime se polici vdiq pasi ambulancës iu ndal oksigjeni dhe u prish lifti i spitalit
Vajzat kanë studiuar më shumë se djemtë gjatë pandemisë, thotë hulumtimi
328 policë të infektuar me COVID-19
Ujësjellësi, sistemi i vjetër dhe i ngarkuar i kanalizimit bënë që Prishtina të mos i përballojë res...
Javën e kaluar vdiq edhe një polic në Mitrovicë nga COVID-19
Mbyllen hetimet për rastin e polices në Gjilan e cila vrau familjen e saj dhe veten
Komuna e Rahovecit paralajmëron për vërshime
Kryeministri paralajmëron rrezik nga vërshimet, thotë se janë në gatishmëri
Gjykata e Ferizajt vendos ta largojë nga shtëpia ish- gruan e zyrtarit komunal në Ferizaj
Hoti thotë se po krijohen kushtet për zbatim të pakos së rimëkëmbjes ekonomike
Shkolla shqipe në Massachusetts të SHBA-së, me platformën pa pagesë për fëmijët shqiptarë
Kimikatet që shpërthyen në Bejrut ishin konfiskuar nga anija e një biznesmeni rus
Gjykata Komerciale shtyllë e fortë për sistemin e drejtësisë
Urdhër-arresti ndaj deputetit ia komplikon punën Qeverisë Hoti
Pas 4 dekadash, SHBA-ja dërgon delegacion të nivelit të lartë në Tajvan
Kosovë: Terminet për vula apostile verifikuese bëhen online
Ferizajasi arrestohet për ngacmim seksual
Policia intervenon në ahengun familjar në Mitrovicë
Mjeku jep detaje se si gjë pëlcitja e oksigjenit në Pulmologji
Shoqata e grave nga Novobërda dhuron 3 mijë maska për Kamenicën
IBAS dhuron 5 euro për çdo llogari të hapur
Mitrovicë, arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj anëtarëve të familjes
Tollovi në Prishtinë, 15 vetura përfshhen në 5 aksidente trafiku
Dezinformatat për COVID-19, shkaktar për vdekje njerëzish
Himarë, fundoset varka në det, shpëtohen 3 e zhduket një person
Ujëvarat e Mirushës disa javë pa ujë, komuna thotë se arsyeja është mungesa e reshjeve
Policit të vdekur nga COVID-19 i mohohet pensioni prej 80% të pagës, familja pretendon se vdiq në de...
detajet e policisë për 7 vjeçaren e cila vdiq në ekzaminim mjekësor në Prishtinë
Lipjani shtrëngon masat kundër pandemisë, mbyll sheshin e qytetit
Arrestohen në flagrancë të dyshuarit në Prishtinë për dhënie dhe marrje ryshfeti
Pejë, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, 35 të tjerë në oksigjeno – terapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

OECD: Mosha për pensionim në Zvicër duhet të rritet “urgjentisht” në 67 vjet

Mon Nov 4 , 2019
Sipas organizatës në fjalë, në rrethanat e plakjes së zviceranëve, gjegjësisht rritjes së moshës mesatare të tyre është “urgjentisht e nevojshme” të veprohet Zvicra duhet që së pari të barazojë moshën për pensionim në mes të grave dhe burrave ndërsa pastaj, në mënyrë graduale, ta shtyjë pensionimin për të dy […]