Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Kush e shpiku shahun dhe kur filloi të luhej kjo lojë?

Loja strategjike luftarake adhurohet nga miliona njerëz në të gjitha sferat e jetës. Në fakt, joshja nga loja e shahut, është si gjithmonë e njëjtë. Ndërsa rregullat e lojës dhe pamja e figurave të caktuara mund të kenë ndryshuar gjatë shekujve, ajo ka ende fuqinë të të rrëmbejë dhe të zhgënjehet në të njëjtën masë.

Po nga vjen kjo lojë? Mbi origjinën e vërtetë të saj ka shumë debate. Por paraardhësja e saj më i vjetër i njohur është Chaturanga, që mendohet të jetë krijuar në atë që është tani India Veriore gjatë shekullit VI-të.

Fjala sanskrite, do të thotë lirshëm “katër ndarje”, pasqyron llojet e personazheve që ishin në dispozicion të lojtarëve:këmbësori, kalorësi, elefanti dhe karroca (që nga ana tjetër, gjithashtu i ngjante një formacioni të lashtë në betejë).

Edhe pse natyra e saktë e rregullave origjinale ka humbur me kohën, loja u luajt në një tabelë me kutia 8 me 8, dhe secili nga gurët kishte lëvizjet e veta unike – ashtu si sot me shahun.

Përmes pushtimit dhe tregtisë në Rrugët e Mëndafshit, kjo lojë u përhap shumë ngado, sidomos në Persi dhe më pas në botën Arabe, duke marrë emrin Shatranj.

Si me Chaturanga ashtu edhe shahun e sotëm, lojërat fituese të Shatranj vareshin nga fati i një guri të vetëm. Kur Mbreti i një lojtari ishte në rrezik për t’u kapur mat, kundërshtari i tyre thërriste “shah!” (“Mbret!), para se të thërriste “shah mat!” (Mbreti ka mbaruar!).

Si një lloj argëtimi rekreativ, shahu ishte një mjet strategjie, i miratuar nga udhëheqësit ushtarakë si një mënyrë për të mprehur mendjet e tyre për të përdorur strategji sa më të mira në fushën e betejës.

Një nga hapat më të rëndësishëm drejt zhvillimit të shahut modern, u hodh në Gadishullin Iberik gjatë shekullit XV-të.I sjellë në rajon gjatë epokës së sundimit të myslimanëve, aty u fut në lojë një figurë e re e fuqishme – mbretëresha – duke zëvendësuar një figurë më të dobët të njohur si ‘këshilltare’.

Ndërsa paraardhësi i saj mund të lëvizte vetëm në mënyrë diagonale, një katror në të njëjtën kohë, mbretëresha mund të lëvizte çdo numër kutish bosh dhe në drejtime të shumëfishta. Falë shpikjes së shtypshkronjës, nuk vonoi shumë dhe kjo risi u përhap në të gjithë Evropën.

Futja e mbretëreshës në lojën e shahut, mendohet se është frymëzuar nga sundimtaret e forta femra të Evropës mesjetare, si Isabela e Kastiljes, edhe pse kjo tezë është e debatueshme midis historianëve.

Duke nisur nga periudha mesjetare dhe e hershme moderne, shahu kishte fituar reputacionin e një “lojë mbretërore”, me një numër adhuruesish të famshëm. Në fakt, Carirus Ivani i Tmerrshëm, besohet se vdiq nga një goditje në tru ndërsa luante shah kundër një miku të tij në vitin 1584.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=136&loc=https%3A%2F%2Fwww.cna

Shahu do të fitonte një nivel të ri serioziteti gjatë shekullit XVIII-të, kryesisht falë përpjekjeve të francezit Fransua Filidor, që edhe pse ishte një muzikant i talentuar, shkroi gjerësisht mbi teorinë e lojës së shahut. Libri i tij i vitit 1749, “Analiza e lojërave të shahut”, ishte një bestseller, dhe përmbante përshkrime të hollësishme të disa lëvizjeve kryesore në këtë lojë.

Brenda disa dekadave, shahu nisi të luhej në gara zyrtare, përfshirë një seri përballjesh midis irlandezit Aleksandër Mekdonell dhe rivalit të tij francez Lui Burdone, në Londër në vitin 1834. Ky i fundi doli fitimtar, dhe u konsiderua jo zyrtarisht si lojtari më i mirë në botë. Pas vdekjes së tij në vitin1840, ai u pasua nga anglezi Hauard Staunton.

Ky organizoi turneun e parë ndërkombëtar të shahut në Londër në vitin 1851, duke bërë bashkë 16 lojtarët më të mirë nga e gjithë Evropa. Turnetë e mëvonshëm u shoqëruan me futjen e kufijve kohorë për 1 lëvizje (e ndihmuar nga futja e orëve mekanike të shahut në vitin 1883), plus kufizime të reja mbi numrin e lëvizjeve që mund të bëjnë lojtarët.

Vetëm në vitin 1924, u krijua zyrtarisht një organ qeverisës global për shahun, Federata Botërore e Shahut, FIDE me seli në Paris, e cila është përgjegjëse për drejtimin e turneve të mëdha ndërkombëtarë sikurse është Kampionati Botëror i Shahut.

Më vonë filloi kampionati “Grandmaster për lojtarët elitarë, i cili sot bazohet në një sistem vlerësimi shumë kompleks. Në shekullin XX-të, shahu fitoi edhe një rëndësi të re gjeopolitike. Dikur një argëtim i preferuar i familjes perandorake ruse, ai u promovua në mënyrë aktive nga Bashkimi Sovjetik si një lojë për masat.

Lojtarët sovjetikë do të dominonin këtë lojë për shumë vite. Gjatë dekadave të fundit, zhvillimi i informatikës moderne i ka shtuar një dimension tjetër lojës, duke i lejuar lojtarët të praktikohen vetëm, dhe të përdorin teknologji gjithnjë e më të fuqishme për të përsosur strategjitë e tyre./CNA.al