Kush është burimi dhe rezervuari i infeksionit ?

Kush është burimi dhe rezervuari i infeksionit ?

Kush mund të jetë burim dhe rezervuar i infeksionit ?


Burimi dhe rezervuari i infeksionit
mund të jetë njeriu i sëmurë ose kafsha, njerëz me infeksion inaparent (të padukshëm) ose latent dhe bacilmbartës ose virus mbartës.

Bartja e bacileve mund të jetë afatshkurtër, gjatë kohës së sëmundjes akute, afatgjatë gjatë kohës së rekonvaleshencës dhe bartje e përjetshme kronike e bacileve (tifoja e zorrëve, paratifoja, virusi i hepatitit B, etj.).

Burim i rëndësishëm i infektimit të njeriut janë kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra e shpezët me zoonozat: antraks, murtaja, bruceloza, tërbimi, etj.

Burim dhe rrugë për përhapjen e infektimit mundet me qenë edhe natyra – dheu në të cilin takohen sporet e tetanusit dhe antraksit, leptospiret, klostridiumet e gangrenës së gaztë dhe botulizmi.

error: Content is protected !!