Kush është Fatime Dërmaku, gjykatësja që do ta gjykojë Ukë Rugovën?

loading...

Më 2 shtator 2020, kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Aferdita Bytyqi,  mori vendim që gjykatësja Fatime Dërmaku, të kalojë në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe ta gjykojë rastin e Ukë Rugovës dhe të akuzuarve të tjerë.

Ndërrimi i kryetarës së trupit gjykues do të bëjë që procesi të fillojë nga pika zero.

Paraprakisht këtë proces penal e kishte udhëhequr gjykatësja Naime Krasniqi- Jashanica.

Gjykatësja Dërmaku udhën e drejtësisë e ka filluar në Fakultetin Juridik të cilin e përfundoi në vitin 2008. Ajo kishte vazhduar studimet Master  dhe në  vitin 2011 e kishte fituar titullin Master i Shkencave Juridiko-Civile.

ndërsa në vitin 2012 kishte dhënë edhe provimin e jurisprudencës.

Më 31 Korrik 2017, Dërmaku është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Para se të emërohej gjyqtare, Dërmaku fillimisht ka qenë bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Apelit për 3 vite.

ndërsa në dhjetor të vitit  2016 ishte zgjedhur Prokurore në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Gjyqtarja Dërmaku, në mars të këtij viti ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjensinë kundër Korrupsionit.

Dërmaku ka deklaruar pasuri të paluajtshme një shtëpi banimi, oborr dhe tokë punë në vlerë prej 220 mijë euro.

Ukë Rugova, ish-ministri Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri dhe Florian Petani akuzohen se në bashkëpunim me 20 të akuzuar të tjerë ndërtuan një skemë e cila kundërligjshëm u siguroi të paktën 500 personave viza italiane.

Në këtë proces gjyqësor janë gjithsej 20 të akuzuar, mirëpo për pesë të lartcekurit është veçuar procedura për qëllim të ekonomizimit duke u njohur si rasti “Ukë Rugova 1”, ndërsa për 15 të akuzuarit e tjerë procesi gjyqësor njihet si “Ukë Rugova 2”.

Lidhur me këtë proces penal nga Prokuroria Speciale janë propozuar 178  dëshmitarë, 70 prej te cilëve kanë të bëjnë me rastin “Ukë Rugova 1”.

Po ashtu edhe të akuzuarit e tjerë të këtij procesi penal të ndarë në “Ukë Rugova 2” janë deklaruar të pafajshëm.

 



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *