Kush është Pierre Richard Prosper, avokati i presidentit Thaçi

loading...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për rreth gjashtë orë sot është intervisutar nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përderisa ka bërë të ditur se intervistimi i tij do të vazhdojë edhe të martën.

Ftesa për intervistimin e Thaçit ka ardhur pas njoftimit për aktakuzë ndaj tij për krime kundër njerëzimit nga Prokurori i Specializuar, edhe pse aktakuza ndaj tij ende s’ është konfirmuar e as hedhur poshtë nga gjyqtari.

Në këtë proces, avokati i presidentit Thaçi është ish-zyrtari amerikan Pierre-Richard Prosper.

Sipas biografisë, Prosper (i lindur më 19 shtator 1963) është avokat amerikan, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë amerikane.

Ai ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Cështjet e Krimeve të Luftës në administratën e ish-presidentit amerikan George W. Bush nga në vitet 2001-2005.

Prosper ishte zëvendësprokuror i Qarkut në Los Angeles të Kalifornisë, nga 1989 deri më 1994.

Nga viti 1994 deri në 1996, ai ishte ndihmës i avokatëve të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Qendror të Kalifornisë në Los Angeles.

Nga 1996 deri në fund të vitit 1998, Prosper shërbeu si një prokuror i krimeve të luftës për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale të Kombeve të Bashkuara për Ruandën.

Mes tjerash, Prosper shërbeu si prokuror karriere në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, ku ishte asistent special i ndihmësprokurorit të përgjithshëm për Divizionin Penal në 1999.

Nga 1999 deri në 2001, Prosper në Departamentin e Shtetit shërbeu si këshilltar special dhe këshilltar politik për ambasadorin e mëparshëm në përgjithësi për çështje të krimeve të luftës.

Prosper u ka raportuar drejtpërdrejt sekretarëve të Shtetit, Colin Powell dhe Condolezza Rice, si dhe ka këshilluar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sekretarin e Mbrojtjes, Prokurorin e Përgjithshëm, Këshilltarin për Siguri Kombëtare, drejtorin e CIA-s dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë amerikane.

Prosper aktualisht është partner në kompaninë Arent Fox LLP, me zyrë në Los Angeles, ku është marrë me shumë raste të profilit të lartë.

kurse, presidenti Thaçi pas intervistimit disa orësh nga Prokuroria e Gjyaktës Speciale tha se ka dëgjuar shkëmbime dhe sqarime mes avokatit të tij dhe prokurorëve, si dhe interesimet e prokurorëe për UÇK-në.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbime e teknalitetieve të ndryshme në mes avokatit z. Prosper dhe prokurorëve, do të thotë çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdon nesër”, tha ai, për t’u larguar menjëherë nga paraqitja para mediave.

Deklarata e Thaçit pas intervistimit në Hagë



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *