Skip to toolbar

Kuvendi e zgjedh edhe drejtorin e tretë të bordit të KOSTT-it


loading...

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Nebi Zariqi anëtarin e tretë të bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, (KOSTT).

Në raundin e dytë të votimeve kandidat ishin Nebi Zariqi i cili morri 62 vota për dhe Kushtrim Krasniqi 10 vota për.

Në raundin e parë të votimeve për këtë bord është zgjedhur, Jeton Mehmeti kryesues i bordit që ka marrë 63 vota të deputetëve në raundin e parë dhe Arben Dodaj me 56 vota të deputetëve.

Për herë të parë, Kuvendi i Kosovës ka votuar ndaras për kandidatët burra dhe gra, në mënyrë që të sigurohet barazia gjinore në bord.

Por nga gratë kandidate, asnjëra s’ ka arritur të marr votat e mjaftueshme dhe është kërkuar të rishpallet konkursi. Gjithashtu edhe për pozitën e komunitetit jo shumicë Kuvendi i ka rekomanduar qeverisë të shpall konkurs për të plotësuar pozitën vakante.

https://kallxo.com/lajm/zgjedhen-dy-drejtore-te-bordit-te-kostt-it/

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se do të kërkoj nga komisioni përgjegjës Po qe se do të kërkojnë të përsëritet konkursi për pozitat e lira për gra në bordin e drejtorëve te KOSTT-it.



loading...